Assange ne pranga

Lirimi me kusht eshte refuzuar dhe australiani ka mohuar se ka sulmuar seksualisht dy gra ne Suedi gje qe ka shtyre seancen degjimore edhe per nje jave tjeter.
Assange i ka thene gjykateses se ai do te kundershtoje ne cdo forme ekstradimin e tij.
Zedhenesi i Wikileaksit ka thene se arrestimi i Assange eshte nje sulm mbi medien e lire.
Kristinn Hrafnsson tha per Reuters se ata nuk do te ndalojne leshimin e dosjeve te reja sekret si te marten ashtu edhe diteve ne vijim.
147Wikileaks eshte funksional. Ne jemi duke vazhduar te lansojme gjera te reja perseri. Cdo zhvillimi ne lidhje me Julian Assange nuk do te ndryshoje planet qe ne kemi ne perputhshmeri me ato qe do t146i lansojme ne ditet qe do te vijne148.
Ai tha se Wikileaks eshte duke funksionuar nga nje grup qe eshte ne nje vend sekret ne Londer.
Pese njerez duke perfshire gazetaret John Philger dhe pasaniken e Jemima Khan jane ne gjykate per te dhene garancite e nevojshme por lirimi me kusht i cili eshte refuzuar eshte shtyre per 14 dhjetor.
Scotland Yard tha se Assange eshte arrestuar ne oren 0930 duke u derguar ne stacionin e Policise ne Londer me nje urdher arresti te Interpoolit.
Assange akuzohet nga autoritetet suedeze per tentim dhunimi mosrespektim te ligjit dhe dy raste te tentimeve per dhunim seksual per te cilat thuhet se jane kryer ne gusht te vitit 2010.
Akuza perfshin dy gra me inicialet zonja A dhe Zonja W.
Nese gjykata e sheh se arrestimi i tij eshte ligjerisht i rregullt ai mund te ekstradohet ne Suedi.
Por procesi mund te marre disa muaj vecanerisht tani kur ai po e kundershton me kembengulje ekstradimin e tij.
Policia ka kontaktuar me avokatin e tij Mark Stephens te henen ne mbremje pasi kishin marre mandatin per arrestimin e tij nga autoritetet suedeze.
Nje mandat tjeter ishte leshuar muajin e kaluar por nuk ishte i plotesuar ne menyre te sakte.
Stephens thote se klienti i tij deshiron te di me shume rreth akuzes per te pastruar emrin e tij.
147Ka ardhur koha qe t146i japim fund kesaj gjeje dhe te mesojme te verteten per drejtesi dhe zbatim te ligjit. Jualian Assange eshte njeri prej atyre emrave qe e ka sakrifikuar veten ne emer te drejtesise148 ka thene ai.
Stephens ka thene se Assange eshte perpjekur te takoje prokuroret suedeze per te gjetur me shume detaje rreth akuzave me te cilat perballet.
Assange eshte vene ne qender te kritikave per disa jave pasi disa dokumente sekrete u publikuan ne Wikileaks.
Te henen sekretari i Jashtem britanik William Hague e kritikoi ueb-faqen per publikimin e problemeve te ndjeshme duke i perfshire edhe ato te Britanise duke thene se ai eshte nje sajt terrorist.
Ish-kandidatja per nenkryetare te SHBA146se Sarah Palin e ka pershkruar Assangen si nje 147antiamerikan ne gjak148.
Wikileaks ishte detyruar qe te barte hostin e serverit te tij ne Zvicer per shkak se provajderi i tij kishte refuzuar te mbaje hostin.
Ai kishte thene se ishte bere pjese e sulmeve kibernetike nga shume kompani duke perfshire edhe PayPalin dhe Amazon te cilet refuzuan qe t146ia japin atij serverat.
Te marten nje tjeter kompani Visa po ashtu ka suspenduar te gjitha transaksionet qe kane te bejne me Wikileaksin.
Assange eshte paraqitur ne gjykaten e Britanise dje. Ligjet thone se kundershtimi i tij mund te shtyje jave te tera ekstradimin.
Ekstradimi mund te hiqet nese akuzat kane te bejne me te drejtat personale te siguruara me ligj.
Por disa raste sic eshte ekstradimi i hakerit te kompjutereve Gary McKinnon nga SHBA146ja kishte kaluar vite per shkak te sfidave ligjore qe paraqet ky rast.
Nje fletarrestim evropian eshte i formuar ne ate menyre qe shpejton proceset por prape priten vonesa.
Javen e kaluar gjykata me ne fund ishte pajtuar qe te ekstradoje biznesmenin britanik Ian Griffin per ne France 18 muaj pasi ai u arrestua se e kishte vrare te dashuren e tij ne nje hotel ne Paris. Griffin eshte thene se eshte nje i semure mental.
Gerard Batten thote se rasti i Assanges paraqet rrezik per shkak te sigurimit te personave ne Evrope por gjykata nuk ka pushtet per te degjuar apo gjykuar kete rast.
147Ajo cfare me shqeteson mua eshte se ky rast mund te perdoret kunder nje disidenti politik. Nuk e di sasine e provave kunder Assanges por duket se ai eshte me shume i involvuar ne nje trazire dhe intrige politike dhe ka shume njerez qe deshirojne t146ia mbyllin gojen e tij dhe nuk ka gjykate ne Britani qe mund ta beje kete pa prova por vetem nese ai ekstradohet148.
Assange eshte qytetar australian dhe mbeshtetesit e tij i kane shkruar nje leter te hapur kryeministres se Australise Julia Gillard qe kerkon mbrojtjen e tij.
Nje nga nenshkruesit eshte edhe avokati i njohur Julian Burnside i cili ka thene 147Se pari para se gjithash Julian Assange eshte nje qytetar australian i cili meriton mbrojtjen e vendit te tij dhe nuk e meriton te tradhtohet nga vendi i tij.
147Julia Gillard e ka bere virtualisht te pamundur rikthimin e Assanges ne Australi ne vendin ku ai duhet te jete. Ajo madje ka kercenuar se nuk do t146i jape as pasaporte. Kjo eshte nje ceshtje dhe vendim jashtezakonisht i ashper per te148.