Obama mbron kompromisin me republikanet
Presidenti i SHBA-se Barack Obama i doli ne mbrojtje kompromisit qe beri me republikanet e opozites per te zgjatur shkurtimin e tatimeve perfshi nje dispozite qe nuk e deshironte dhe qe kerkon mbajtjen e ulet te tatimeve per amerikanet e pasur.
Obama tha se menyra qe ai preferonte eliminimi i shkurtimit te tatimeve per qytetaret e pasur nuk do te miratohej ne Senat deri ne fund te vitit. Ai tha se pa kete kompromis me 1 janar tatimet do te rriteshin per te gjithe dhe se ne fund te muajit dy milione njerez do te humbnin asistencen e tyre per papunesine.
Ai tha se si rezultat i kompromisit amerikanet e klases se mesme nuk do te kene rritje te tatimeve ne fillim te vitit.
Presidenti tha se perparesia e tij kryesore eshte te ndihmoje amerikanet dhe jo te perfshihet ne beteje te gjate politike. Ai tha se marreveshja do te ndihmoje rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve te punes.
Obama tha se mbajtja e tatimeve te uleta do te ndryshoje gjendjen e amerikaneve qe po luftojne per te paguar faturat dhe per te ushqyer familjet e tyre.