Targat e reja Dacic kritikon Prishtinen
Zevendeskryeministri dhe ministri i Puneve te Brendshme te Serbise Ivica Dacic ka kritikuar vendimin e autoriteteve te Prishtines per dhenien e tabelave te reja te regjistrimit te makinave duke vleresuar se kjo paraqet edhe nje deshmi se kosovaret nuk duan dialogun me Beogradin.
Dacic sipas Telegraf ka thene se Serbia eshte kunder ketyre tabelave sepse paraqet edhe nje hap te njeanshem te zyrtareve prishtinas.
Dacic ka thene se tabelat e makinave jane ceshtje jetesore qe nuk mund te zgjidhen ne kete menyre.
Dite me pare Ministria e Puneve te Brendshme e Kosoves ka filluar me dhenien e tabelave te regjistrimit me logon RKS dhe leje qarkullimi me cip.