E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE kritika ligjit te prokurimit publik

Komisioni Evropian permes nje letre derguar Qeverise se Kosoves ka kritikuar permbajtjen e Ligjit te ri te prokurimit publik duke e cilesuar ate si nje hap ne drejtim te gabuar.

Sipas mediave kosovare mekanizmi nga i cili Qeveria e Kosoves kishte kerkuar ndihme per hartimin e nje ligji te prokurimit i cili do te forconte llogaridhenien dhe do te sherbente si perkrahje per luftimin e korrupsionit ka vleresuar se ligji i ri per tenderet publik nuk paraqet perpjekje per te permiresuar problemet e permendura ne Raportin e progresit te vitit te kaluar.

Sipas KE-se ligji qe rregullon fushen e kontratave publike permban nje numer te madh te provizioneve qe duheshin te shmangeshin per te qene ne koordinim me kriteret e Bashkimit Evropian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›