E Shtunë, 31 Tetor 2026

Assange paralajmëron ”skenar arab” për Ballkanin

Publikimi i të dhënave sekrete diplomatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Bosnjë Hercegovinën dhe vendet e tjera të Evropës Juglindore do të nxisin skenarin arab në rajonin e Ballkanit.

Kështu ka paralajmëruar ditë më parë Julian Assange, themelues i faqes mjaft të njohur në internet, dhe mjaft të përfolur gjatë muajve të fundit, WikiLeaks. Madje ai është shprehur i bindur se kjo do të ndodhë. Skenari arab do të nxitet nga publikimi i rrjedhave diplomatike të Ambasadës Amerikanë në Sarajevë dhe në gjashtë vende të tjera të rajonit- saktëson Assange.

“Ky mbase është një model, sipas të cilit, kur rrjedhat do të publikohen, do ta ndikojnë të gjithë rajonin”, ka deklaruar Assange për mediat boshnjake. Ai ka pretenduar gjithashtu se revolucionet në Tunizi dhe Egjipt ishin të ndikuara nga publikimet e bëra të ditura në faqen e tij të internetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›