Zhvillohen zgjedhjet presidenciale në Kazakistan

Zhvillohen sot zgjedhjet presidenciale në Kazakistan. Qendrat e votimit janë hapur në orët e para të mengjesit dhe sipas mediave, askush nuk vë në dyshim se fituesi i tyre do të jetë mbajtësi aktual i postit, Nursultan Nasarbajew. Ky i fundit, i datëlindjës 1940, ndodhet në këtë post që prej 20 vjetësh. Mediat raportojnë se periudha e mbajtjes së postit nga Nasarbajewi përfundonte në vitin 2011 dhe se në fakt ai nuk donte të zhvillonte më zgjedhje, por kërkonte konfirmimin nëpërmjet një referendumi të qëndrimit në post deri më 2020. Megjithatë, kur pa se Këshilli Konstitutiv filloi të mos bindej, Nasarbajewi hoqi dorë nga referendumi dhe hodhi idenë e zgjedhjeve të reja. Dhe në këtë mënyrë, u përcaktuan edhe zgjedhjet e parakohshme, në më pak se dy muaj. Ndërkaq informohet se Parti të rëndësishme, si ajo e socialdemokratëve i kanë bojkotuar zgjedhjet. Njëri nga kryetarët e Partisë Socialdemokrate Bulat Abilow, e argumenton këtë hap me kohën vetëm një mujore të mbajtjes së fushatës elektorale. Abilow i vlerëson zgjedhjet si farsë. Mendohet që Nasarbajewi të marrë 90 përqind të votave. Sipas traditës, zgjedhjet nisin me intreperetimin e himnit kombëtar. Slloganet kryesore të politikës së Nazarbajevit, ka qenë stabiliteti dhe mirëqënia. Standarti i jetesës në Kazakistan është më i lartë se në shumë vende të tjera në Azinë Qëndore. Nazarbayev, ka marëdhënie të ngushta me fqinjët, Rusinë dhe Kinën. Rreth 9.1 milion njerëz janë thirrur për të votuar në këto zgjedhje presidenciale.