E Diel, 1 Nëntor 2026

Asselborn: S`ka BE për Serbinë pa e njohur Kosovën

Ministri i jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn ka pohur se për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian, herët a vonë Serbia duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

“Negociata me siguri do të duhen deri në njohjen përfundimtare të Kosovës nga Serbia, por me kohë, është e pashmangshme që Serbia ta pranojë Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran”, ka thënë Asselborn kur është pyetur nëse njohja është kusht për anëtarësim në BE.

Asselborn ka thënë se shteti i tij përkrah kandidaturën e Serbisë për në Bashkimin Europian dhe do të votoj pro në dhjetor, por përmirësimi i marrëdhënieve me shtetin fqinj është kushti kryesor për të shkuar më tej.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›