Rritja e moshes se pensioneve ne Itali Berluskoni se miraton dot
Këshilli i ministrave italianë në mbledhjen emergjente të thirrur nga kryeministri Berluskoni, nuk mori asnjë vendim konkret mbi reformën e pensioneve dhe të tjera reforma që qeveria duhet të përmbushë sipas kushteve të BE, deri të mërkurën.
Ndërhyrjet në pensione kanë gjetur kundërshtimin e kreut të Lega Nord, Umberto Bosi.
Gjithsesi Berluskoni është shprehur optimist se shumë shpejt do të arrijë të bindë të gjithë maxhorancën për këto reforma.
Hipotezat që u diskutuan në takimin emergjent në këshillin e ministrave, lidheshin me një përshpejtim të manovrës nga 2013 në 2012 të kuotës 97 të shumës mes moshës anagrafike dhe kontributit për daljen në pensionin e pleqërisë për të shkuar në 2015 në kuotën e 100 duke eliminuar kështu trajtimin e parakohshëm të pensionit.
Rritja e kuotës deri në 100 do të thotë një rritje e periudhës së kontributev me mbi 40 vjet për të dalë në pension.
Një manovër kjo që çon direkt në rritjen e moshës për daljen në pension deri në 67 vjeç brenda vitit 2015 për të gjithë forcën e punës.
Për momentin përshpejtimi i kuotave mbetet hipoteza më e mundshme, por edhe veprimi më i vështirë që mund të arrihet brenda maxhorancës për të bindur lega nord, e cila është kundër ndërhyrjes për rritjen e moshës së daljes në pension. reforma e pensioneve është kryer dy herë nga qeveria e Berluskonit, ndërkohë që tashmë kërkohet një kompletim siç është bërë edhe në rastet e barazimit të moshës së pensioneve në sektorin privat mes meshkujve dhe femrave.