Sakrifica e bankave per Greqine

Duket se Eurozona është afër një marrëveshje me bankat europiane mbi dëmin që ato do të pësojnë nga blerja e bonove qeveritare të Greqisë.
Zhvlerësimi i bonove greke nga ana e bankave në masën e 60%, u vendos pas një konfrontimi të ashpër mes Merkel, Sarkozy dhe Lagarde.
Gjithsesi, Franca ka vendosur një kusht që, kontributi i bankave të bëhet në mënyrë vullnetare.
Duket afër marrëveshja me bankat mbi humbjet që duhet të pësojnë në Greqi, me një shifër që mund të shkojë në rreth 40% të zhvlerësimit.
Komisioneri për çështjet ekonomike dhe financiare, Olli Rehn, është shprehur se Eurozona është relativisht afër konsensusit me investitorët privatë dhe po negociohet që përfshirja e tyre në shpëtimin e Greqisë të bëhet në mënyrë vullnetare.
Ndërkohë, që pritet që negociatat të përfundojnë brenda së mërkurës.
Presidenti i Task-Forcës ndërqeveritare europiane Vittorio Grilli, ka deklaruar se bonot greke do të reduktohen me 60%, duke pranuar kështu kërkesën e vazhdueshme të Gjermanisë.
Kreu i Task-Forcën ka thënë se do të jetë një sakrificë e rëndë për bankat, me gati 3 herë më shumë se kërkesa me 21% e përcaktuar në muajin korrik.
Zhvlerësimi i bonove greke nga ana e bankave në masën e 60%, u vendos pas një konfrontimi të ashpër mes Merkel, Sarkozy dhe Lagarde, e cila ka shprehur një lloj frike për reflektime negative mbi të ashtuquajturat CDS.
Franca, BQE dhe FMN, i qëndronin idesë për rritjen e reduktimit të rimbursimit të kreditorëve, por në takimin e fundit lëshuan pe duke i hapur rrugën idesë gjermane.
Në fakt, Parisi ka rënë dakord për këtë veprim ndaj bankave që blejnë bono greke, por me kusht që reduktimi i borxhit nga ana e bankave të bëhet në mënyrë vullnetare. Nga ana e tyre bankat shprehen se janë të gatshme, por që nuk konfirmojnë se janë afër marrëveshjes.
Shuma e bonove qeveritare greke në duart e bankave europiane është në 206 miliardë euro.
E ndërsa pritet një zgjidhje përfundimtare mbi krizën greke në takimin e së mërkurës në Bruksel, mes liderëve europianë, është pikërisht agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit Fitch, e cila nuk shikon asnjë shpresë në këtë takim, të paktën në një periudhë të afërt.
Sipas Fitch, është mëse e sigurt se Eurozona do të bjerë në recesion të ri, gjë që sipas saj, do të bëjë të pashmangshëm falimentimin e Greqisë.