Qeveria italiane ne rrezik vendi po perballet me situate te veshtire
Qeveria e Italisë rrezikon mjaft për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me reformat ekonomike, ka bërë të ditur një prej partnerëve kryesorë të koalicionit të Silvio Belusconit.
Umberto Bossi, kreu i Legës së Veriut, tha se qeveria ishte "në rrezik" dhe se vendi po përballet me një "periudhë të rrezikshme".
Partia e tij, një partner i rëndësishëm i koalicionit ka kundërshtuar propozimet për rritje të moshës së pensionit.
Partnerët e Bashkimit Europian i kanë kërkuar Berluskonit veprim konkret deri të mërkurën për të siguruar tregjet.
Në një takim gjatë fundjavës, kryeministri Berluskoni u kritikua publikisht nga presidenti francez, Nicolas Sarkozy dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel i cili tha se ishte jetike për borxhin publik të Italisë "të reduktohet në mënyrë të besueshme në vitet e ardhshme".
Rritja e moshës së pensionimit është një nga reformat kryesore ekonomike të kërkuara nga partnerët e BE si një kusht për mbështetjen e bonove të Italisë.
Por Umberto Bossi ka hedhur poshtë idenë për një qeveri teknike për të çuar përpara reformat.
"Qeveria është në rrezik," tha Bossi për gazetarët në parlament të martën.
"Situata është e vështirë, shumë e rrezikshme. Kjo është një kohë dramatike," tha ai.
Presidenti italian, Giorgio Napolitano, tha në një deklaratë se vendi duhet të bëjë gjithçka për të zvogëluar borxhin dhe për të rritur besueshmërinë në tregje.