SHBA, Susan Rice emërohet si ambasadore në OKB
Senati amerikan miratoi njëzëri emerimin e Susan Rice si ambasadore e SHBA-së në OKB. Rice ka qenë nënsekretare për Çështjet afrikane në administratën e Klintonit dhe bëhet kështu gruaja e parë afro-amerikane që merr postin e përfaqësueses amerikane. Senati konfirmoi gjithashtu edhe Ray LaHood në postin e ministrit të Transporteve, Shaun Donovan, ministër Shteti dhe Lisa Perez Jackson, shefe e agjencisë për Mbrojtjen e Ambientit.