Belgjike ,masakër në një çerdhe, pesë të vdekur
Sulmohet një çerdhe në një qytet të Belgjikës. Tre fëmijë dhe dy persona të rritur që kujdeseshin për ta, janë goditur me thikë e kanë gjetur vdekjen e menjëhershme. Një person i seksit mashkull ka hyrë në çerdhe dhe ka qëlluar mbi viktimat. Ngjarja e rëndë ndodhi në Dedermonde, një qytet në lindje të Brukselit. Ende nuk jepen detaje për sulmin, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbuluar motivet e kësaj masakre. Ndërkohë mediat belge njoftojnë se 20 persona janë plagosur.