E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aston Villa shënon fitore në çastet e fundit

Në një ndeshje me përfundim të pabesueshëm, Aston Villa ka shënuar fitore prej 3-2 ndaj Evertonit në Goodison Park. Aston Villa kaloi në avantazh që në minutën e parë kur Sidwell me anë të një goditje të shkëlqyeshme arriti ta gjejë rrjetën e Evertonit. Pas gjysmë ore lojë vendasit barazuan me anë të Lescott. Por, pas një gabimi katastrofik tëmesfushorit Jagielka, Ashley Young arriti gol në minutën e 54-të duke risjellë avantazhin për mysafirët.
Dy minuta pas fundit të kohës së rregullt, Lescott gjeti rrjetën kundërshtare për të dytën herë, për të barazuar sërish, por kur u mendua se do të ketë ndarje të pikëve, Young ia solli fitoren Aston Villas në aksionin e fundit në ndeshje. Në ndeshjen tjetër të sotme të Premierligës, West Bromwich dhe Portsmouth kanë barazuar me rezultat 1-1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›