Real Madrid mposhtet nga Sevilla në Bernabeu
Real Madridi, i mbetur me dhjetë lojtarë në 13-të minutat e fundit të ndeshjes, ka pësuar një goditje të radhës, duke u mposhtur nga Sevilla në Bernabeu, me rezultat 4-3. Mysafirët, të cilët dominuan pjesën e parë, kaluar në epërsi pas vetëm dy minutash lojë me anë të Adriano, por vendasit barazuan pas 18 mintuash me anë të Raul. Lojtarët e Sevillas megjithatë shënuan edhe dy gola të tjerë, së pari me anë të Romaric (21') dhe pastaj me anë të Kanoute (38'), për të shkuar në pauzën mes ndeshjeve me epërsi 3-1. Megjithëse iu mohua një penalti, vendasit mbetën edhe pa anësorin Arjen Robben, i cili u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, 13 minuta para fundit të kohës së rregullt. Epërsinë e një lojtari më shumë e shfrytëzuan mysafirët, të cilët vulosën rezultatin me anë të Renato, pesë minuta para fundit të ndeshjes.