Astronautët kinezë, për herë të parë jashtë anijes
Kinezët kanë festuar daljen e parë të
kozmonautëve të tyre në hapësirë,
ndërkohë që ndodhen në misionin e parë
hapësinor për Kinën me pjesëmarrjen e
njeriut. Ekrane të mëdhenj janë vënë në
vendet publike për t‘u ndjekur nga njerëzit
nëpër rrugë. Për Kinën kjo është një arritje
jashtëzakonisht e madhe jo vetëm
teknologjike, por edhe force. Ajo vjen në
vazhdën e zhvillimit të Lojërave Olimpike
në Kinë një muaj më parë, lojëra të cilat
shfaqën gjithë potencën e një vendi që
kërkon të afirmohet në skenën ndërkombëtare
si një fuqi e vërtetë botërore.
Qëllimi kryesor i tij është testimi i
teknologjisë. Ai është organizuar dhe realizuar
me sukses. Një nga detyrat e astronautëve
ishte që të kryenin disa rregullime
teknike dhe të vinin në provë
teknologjinë e ecjes në hapësirë, pra jashtë
anijes kozmike. Astronautët për gëzimin
e gjithë fansave dhe bashkatdhetarëve
kanë valëvitur edhe flamurin e
vendit të tyre. Tashmë Kina renditet
përkrah Shteteve të Bashkuara të
Amerikës dhe Rusisë për sa i përket
teknologjisë hapësinore dhe madje, sipas
disa shkencëtarëve, teknologjia e saj është
shumë më e avancuar. Kina synon që të
jetë edhe fuqi hapësinore. Ndërkohë, misioni
aktual ka edhe detyra të tjera ushtarake
dhe industriale, për të cilat Kina nuk
ka dhënë ndonjë informacion shumë të
hollësishëm.