E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurbin, shkolla ish-repart ushtarak

Prej shtate vitesh dy klasa jane djegur plotesisht ne shkollen 9-vjeçare ne fshatin Zheje te Kurbinit dhe akoma as Bashkia e ketij fshati dhe as Drejtoria Arsimore nuk kane marre asnje mase per riparimin e tyre.

Aty ku deri ne vitin 1991 ka qene repart ushtarak, me magazina armesh, sot mesojne te pakten 250 nxenes.

Nxenesit e kesaj shkolle repart tregojne se iu mungojne te gjitha kushtet minimale te jeteses dhe higjenes ne keto ambiente.

Per kete arsye nje pjese e madhe e tyre jane larguar ne drejtim te Lacit apo Mamurrasit. Pervec kushteteve ne kete godine te vjeter te ushtrise mungojne edhe mesuesit.

Po keshtu problem mbetet edhe disa magazina te cilat jane te demtuara dhe rrezikojne te shemben plotesisht, ndersa nxenesit jo ne pak raste luajne poshte ketyre germadhave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›