10 veturat më seksi të të gjitha kohërave
Vetura, në radhën e gjithçkaje që blejmë në jetë, është objekti më i pasur për sa i përket simbolikës. Asnjë objekt tjetër i krijuar nga dora e njeriut nuk kërkon më shumë investim e energji, para dhe pasion për t‘u prodhuar. Asnjë objekt tjetër nuk emeton kaq joshje e drithërima te zotëruesit. Makinat për shumë njerëz luajnë rol të dorës së parë në jetët e tyre, megjithëse ekzistojnë shumë faktorë që kërkojnë t‘i nxisin të heqin dorë prej tyre. Siç thoshte dekada më parë Henri Fordi, "në rast se e nxjerr xhindin e llambës së konsumatorit jashtë, nuk ka asnjë mënyrë për ta futur sërish brenda".
Dhe siç vërente një shkrimtar i madh shumë vite më parë, popullariteti i modelit "T" të veturës "Ford" "ka bërë dy breza të tërë amerikanësh të dinë më shumë mbi pjesët e ‘Ford‘-it se mbi organet seksuale, më shumë mbi sistemet e ingranazheve se mbi sistemin diellor ku bëjnë pjesë".
Edhe artistët më të hershëm gjithashtu kanë arritur të dallojnë ngarkesën erotike që emetojnë makinat e shpejta. Në fillim të shekullit XX, futuristi Filipo Tomazo Morineti tha: "U ndeza tërësisht nga zjarrmia dhe dëshira e etshme e çliruar nga frymëmarrja e metaltë e flegrave të tua... Më në fund arrita ta çliroj gjithë epshin tënd metalik".
Këto fjalë ia adresonte veturës, apo të dashurës? Apo të dyjave? Mbetet një dilemë aktuale edhe sot e kësaj dite.
Por epoka e madhe e dizajnimit të veturave nuk arriti t‘i mbijetonte suksesit destruktiv të komercializmit, i cili, si të bëhej fjalë për një mit klasik, ka shkatërruar sistematikisht produktin e vet. Mes viteve dyzetë-shtatëdhjetë u hodhën në treg makina me bukuri mahnitëse, por që gjithsesi nuk i kalonin kufijtë e komercializmit.
Raporti mes veturës dhe joshjes seksuale është i thellë. Si të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me estetikën, përgjigjja ndaj pyetjes "çfarë e bën një veturë seksi?", përmban aspekte të drejtpërdrejta dhe të tjera lidhur me ato që i konsiderojmë të hijshme. Trajta e një makine luan rol të drejtpërdrejtë në mendjen tonë: sipërfaqet sensuale, trajtat seksuale, uturima mashkullore dhe projektimet agresive përmbajnë që të gjitha karakter erotik. Lidhjet që bëjmë mes tyre dhe trajtave femërore janë ndoshta më delikate, por me shumë gjasa shumë më domethënëse. Fjalë të lidhura ngushtë me makinat: shpejtësi, kënaqësi, rrezik, marramendje. Në fakt mund të konsiderohen një fjalor i fshehtë seksual.
Por kriza e parë e çmimit të naftës në vitin 1973 shënoi mbylljen në heshtje të një libri të mrekullueshëm. Që atëherë, makinat me karakter të spikatur seksual duhen konsideruar pornografike më shumë se erotike: kopjime dhe mjaft fitimprurëse, jo thelbësore dhe sublime.