E Shtunë, 31 Tetor 2026

At Zef Valentini vjen ne Shqiperi me 20 vepra

/ /

Nat muej te ambel e te praruem vjeshtor Shkodra e priti me heshtjen dhe nxehtesine e rrugeve te saj gjarpnuese rrethue me gjetht e zverdhuna te lulevileve nagoni e me aromat e mshehta qi asokohe vershojshin prej smbrendshmi ne rruge tue ardhe prej matane mureve te nalta te oborreve te mbylluna. Keshtu shkruan Ernest Koliqi per albanologun me te madh sipas tij At Zef Valentinin i cili sherbeu si misionar jezuit ne Shqiperi por mori gjithashtu pozicionin e albanologut duke na lene pas vepra me vlere ne fushen e historise letersise etj. I mohuar per 50 vjet me radhe gjate viteve te diktatures nje pjese e vepres se Zef Valentinit vjen si nje kolane 20 vellimshe. Vepra u prezantua dje ne simpoziumin At Zef Valentini Albanolog albanofil dhe studiues me fame qartesisht nderkombetare. Nje aktivitet i organizuar nga shtepite botuese Plejad dhe 55 si dhe i Shoqates se Jezuiteve ne Shqiperi. I pranishem edhe ministri i Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve Ferdiand Xhaferaj i cili ka mbeshtetur financiarisht botimin e nje pjese te kolanes.
Ne vendin qe i takon
Per botuesin Ndricim Kulla botimi i kesaj vepre eshte nje ngjarje ne fushen e albanologjise dhe mendimit shqiptar. Edhe pse jane botuar 20 vepra nga At Zef Valentini perseri puna e tij shkencore e kerkimore eshte mjaft e gjere dhe nuk mund te permblidhet ne kaq libra. Le te sherbeje kjo dite ky promovim qe vepra e tij te zere vendin qe i takon tha ai duke nenvizuar anatemimin qe i eshte bere vepres se Valentinit gjate diktatures ashtu si edhe mendimtare te tjere si Mithat Frasheri Branko Merxhani apo Gjergj Fishta. Por dhe perkundrejt sulmeve te vazhdueshme ne drejtim te figures se jezuitit qe e quajne legjende te rreme. Kesaj linje i qendroi edhe ministri Xhaferaj sipas te cilit botimi i kesaj kolane ka te beje me zbardhjen e nje sere veprave dhe dokumenteve me rendesi sa i perket historise dhe mendimit intelektual shqiptar. Nje trashegimi e tille albanologjike na jep mundesine te njihemi nga afer me ato vepra qe shoqerise sone i japin identitet dhe dallueshmeri nga kombet dhe kulturat e tjera. Ne kete kontekst nuk mund te flasesh per lartesimin e kultures shqiptare keto 20 vjet pa u ndalur ne nismen per botimin e vepres se At Zef Valentinit tha Xhaferaj teksa shton se botimi i kesaj vepre qe ka nisur qysh 10 vjet me pare dhe eshte mbeshtetur nga ministrat paraardhes te kultures qofshin keta te majte apo te djathte si Blendi Klosi apo Bujar Leskaj konsiderohet si projekti me i madh i albanologjise dhe kultures shqiptare. Ne emer te Shoqates se Jezuiteve ne Shqiperi foli At Mario Imperatori i cili nder te tjera tha se Ate Valentini ishte para se gjithash nje rregulltar dhe nje misionar jezuit dhe nuk duhet te harrojme kurre qe krejt vepra e tij buroi prej nje gurre te mirefillte shpirterore dhe apostolike. Keshtu ai qe Ernest Koliqi ne vitin 1970 e cilesoi si ma i madhi albanolog i gjalle dhe si shkrimtar i shqipes do te jete i njohur fale vepres se tij si nje studiues dhe nje albanolog dhe si i tille i vleresuar edhe nese nuk kishte kurrfare doktorature akademike. Si pjese e ketij projekti drejtuesi i shtepise botuese 55 Fahri Balliu tha se ne iu bashkengjitem me kenaqesi botimit te kesaj vepre ne shqip per ta sjelle sa me afer per shqiptaret. Porosia qe na vjen nga nje mendimtar i shquar Duajeni At Zef Valentinin eshte njeheresh nje mesazh per te thene Perhapeni At Zef Valentinin dhe ne kete po bejme dhe le te sherbeje kjo dite si nje fillim i mbare.
Gjeresia tematike
Vepra e At Zef Valentinit perfshin nje korpus shume te gjere tematik qe nga ai historik juridik letrar etj. Sipas rektorit te Universitetit te Tiranes Dhori Kule botimi i vepres se Valetinit duhet te trajtohet e vleresohet ne disa rrafshe. Ne rrafshin shkencor ai hap shtigje te shumta studimi te metejshem sidomos ne fushat qe At Valentini levroi me teper si historia dhe kronologjia shqiptare marredheniet midis Venedikut dhe Arberise midis Skenderbeut dhe Papatit mbi te drejten zakonore shqiptare mbi gjuhen dhe letersine shqipe etj. tha ai. Me gjeresisht per figuren dhe kontributin e cmuar te At Zef Valentinit foli studiuesi Willy Kamsi. Me ne fund erdhi dita qe kjo pasuri e madhe kulture e historie shqiptare per hir te pasionit e te vullnetit te nje perfaqesuesi te botes se botimeve si Ndricim Kulla i Shtepise Botuese Plejad te cilit iu bashkua Fahri Balliu i Shtepise Botuese 55 te binte ne doren e studiuesve e te lexuesve shqiptare te dhene mbas ngjarjeve qe pershkuan e dalluan periudha te ndryshme te lashta e te reja te historise se kombit tone. Komunizmi ka qene vecim e ndrydhje per krejt nje popull. Ne njeren ane shume emra intelektualesh e studiuesish nuk njihen sot prej shumices se shqiptareve rrjedhimisht nder ta emri dhe vepra e nje Valentini ndersa nga ana tjeter mohohej deri afrimi te botimet e studimet me te reja te dala ne vendet e Perendimit te lire tha ai. Vepra prej 20 vellimesh e promovuar dje ne hotel Tirana eshte deshmi e nje pune te gjate mbi 40-vjecare nje aktivitet i zhdervjellet e shumeplanesh dhe provojne interesin e tij te jashtezakonshem per historine dhe kulturen shqiptare e njeheresh deshiren per ti qene asaj interpret dhe propagandues. At Zef Valentini ishte nje shpirt promovues ndaj si ne Shqiperi ashtu edhe ne Palermo krijoi rreth vetes nje shkolle studimesh nga e cila dolen mjaft dishepuj te zote nenvizon At Vincenzo Malaj. I akuzuar si spiun i SIM-it e Gestapos

E kane konsideruar si spiun apo agjent ndaj edhe pergjate 50 viteve te diktatures vepra e Giuseppe Valentinit nuk ka qene e mirepritur ne Shqiperi. Pas Luftes se Dyte Boterore e kane akuzuar se kish guxuar te monopolizonte kulturen shqiptare apo si spiun i vjeter i SIM-it e Gestapo-s. Per keto akuza shkruan vete Valentini ne kujtimet e tij. Ndersa Koliqi ne nje shkrim te tij me rastin e 70-vjetorit te lindjes se Zef Valentinit thote se ai nuk u mor kurre me politiken militante. Kundershtimet postdiktature

Jo vetem gjate diktatures por edhe pas saj vepra e Valentinit ka hasur ne kundershtare. Kesaj radhe jo per akuzat si agjent. Kundershtimi qendron tek lavdia qe i jepet Valentinit duke e quajtur albanolog studiues kritik etj. ne nje kohe kur jezuiti nuk kishte studiuar ne keto fusha nuk e njihte shqipen dhe shumica e vepres se tij eshte nje mbledhje dokumentesh arkivore per te cilat eshte bere nje pune e lavderueshme por qe gjithsesi nuk mund te merren si vepra origjinale. Ndaj nuk eshte quajtur e udhes qe MTKRS ka financuar botimin e vepres se tij. Vepra

Vepra Publicistike studime kritike. Ne disa vellime
Ligji i maleve shqiptare Nga relacionet e Misionit Shetites Jezuit ne Shqiperi 1880-1932
E drejta e komuniteteve ne traditen juridike shqiptare
Papa Kalisti III Skenderbeu Shqiperia dhe kryqezata. 1455-1455
Fjalor bibliografik iliro-shqiptar
Studime dhe tekste juridike
Studime dhe tekste kritike dhe letrare
Kontribute ne kronologjine e historise se Shqiperise 337-395
Kontribute ne kronologjine e historise se Shqiperise 1060-1560
Studime albanologjike ballkanologjike dhe bizantine 3 vellime

Alma Mile

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›