E Diel, 1 Nëntor 2026

Vritet taksisti per nje shpulle femijes

/ /

Ngjarja ndodhi rreth ores 1700 te dites se hene kur fqinjet e dy pallateve perballe debatuan ne hapesiren mes godinave te banimit. Sherri ka pasur si shkak faktin se taksisti Dritan Selimi kishte qelluar me shpulle djalin e Sinan Prodes autori i dyshuar i vrasjes. Konflikti mes banorit te zones dhe taksistit ka marre permasa me te medha dhe ne sherr jane perfshire edhe 11 banore te tjere te pallatit. Te gjithe ata kane shkuar ne perkrahje te autorit te ngjarjes Proda pasi kishin te njejtin problem me femijet e viktimes. Burime nga Komisariati nr.2 i Tiranes thane se gjate perleshjes mes banoreve te pallatit jane perdorur thika dhe shkopinj druri per te goditur Dritan Selimin i cili po ashtu mbante nje thike ne dore. Kane qene kalimtaret e rastit ata qe kane lajmeruar ne numrin 129 ne Sallen Operative te Policise se Tiranes. Kalimtaret kane raportuar ne polici se ne oborrin mes dy pallateve tek Komuna e Parisit po behej masaker dhe njerezit ishin gjakosur ne perleshje mes tyre. Efektivat e Komisariatit nr.2 dhe oficere te Seksionit Kunder Krimeve ndaj Jetes dhe Lirise se Personit shkuan menjehere ne vendin e njoftuar duke parandaluar rendimin e metejshem te pasojave te ngjarjes. Nderhyrja e policise shperndau banoret por ishte vone per taksistin Dritan Selimi i cili ishte qelluar me thike 12 here ne pjese te ndryshme te trupit. Nga goditje me mjete te mprehta eshte plagosur edhe autori i dyshuar Sinan Proda 45 vjec. Te dy ata u transportuan me urgjence ne Spitalin Ushtarak ku gjate nates duke gdhire dita e djeshme nderroi jete nga plaget e renda Dritan Selimi te cilit mjeket e kishin te pamundur ti ndalonin hemorragjine. Mjeket sqaruan se edhe autori duhet te qendroje disa dite ne spital pasi ka disa plage ne trup edhe pse e ka kaluar rrezikun per jeten.
KONFLIKTI
Sipas hetimeve te policise vrasja e taksistit Dritan Selimi ishte rrjedhoje e nje konflikti adoleshentesh mes femijeve. Sherri ishte pasuar nga perplasja fizike e me arme te ftohta e prinderve te tyre. Disa dite para vrasjes se taksistit djemte e viktimes dhe autorit ishin rrahur me njeri-tjetrin ne oborrin e pallatit per shkak te nje xhiroje me motor. Ky konflikt adoleshentesh kishte acaruar prinderit e tyre viktimen Dritan Selimi dhe autorin Sinan Proda. Mengjesin e se henes djemte i ishin ankuar taksistit se kane pasur nje tjeter sherr me djemte e Sinan Prodes dhe per kete arsye 38-vjecari kishte lene punen tek 21 Dhjetori ku qendronte ne pritje te klienteve me nje taksi te verdhe te licencuar e ishte nisur drejt pallatit ku banon tek Komuna e Parisit. Ai i ka gjetur femijet duke u zene ne oborrin e pallatit dhe duke i ndare nga njeri-tjetri ka qelluar me shpulle djalin e fqinjit Sinan Proda. Ky veprim ka ndezur nje konflikt mes baballareve te femijeve. Sipas policise ky ka qene shkaku i sherrit pasditen e te henes konflikt qe shkaktoi nje te vrare dhe nje te plagosur. Taksisti konflikt edhe me fqinjet e tjere

Efektivat e Komisariatit nr.2 te Tiranes shoqeruan ne polici edhe 11 persona te tjere fqinje te viktimes dhe autorit pas arrestimit te shtetasit Sinan Proda ne spital. Sipas policise fqinjet e tjere kishin perkrahur autorin e ngjarjes ne sulmin ndaj taksistit. Te njejtat burime thane se pasi dhane deklarime rreth ngjarjes ata u lane te lire por per disa prej tyre nisi procedim penal per perkrahje te autorit te krimit. Nga ana tjeter vete i dyshuari Sinan Proda ndodhet nen kujdesin e mjekeve ne Spitalin Ushtarak dhe ende nuk eshte marre ne pyetje per te shpjeguar motivet e ngjarjes. Por atij i eshte komunikuar masa e arrestit per akuzen e vrasjes me dashje. Gjate deklarimeve ne komisariat fqinjet e te konfliktuarve kane treguar se femijet e Sinanit ishin problematike madje edhe per viktimen nuk gezonin ndonje respekt sepse ai krijonte vazhdimisht konflikte.

U mblodh gjithe pallati ti ndante ata kishin thika

shte gjynah qe per nje zenke femijesh te ndodhe ajo qe ndodhi mes prinderve qe ishin njerez te rritur dhe me nivel keshtu shprehet shitesja e nje dyqani prane vendit te ngjarjes e cila ka qene deshmitare e perleshjes mes fqinjeve. Ajo eshte kthyer ne nje deshmitare te vrasjes se taksistit Dritan Selimi teksa ndodhej ne pune dhe ka pare cdo gje qe ka ndodhur aty diten e hene qe nga sherri i femijeve te te dy paleve e deri ne oren 1700 pasdite kur ndodhi perleshja mes prinderve. Femijet zihen sepse eshte mosha e tille por prinderit duket te dine ti zgjidhin me mirekuptim konflikte te tilla jo te behen edhe vete shkaktare te ngjarjeve te tilla qe e pame te gjithe se cfare pasojash pati tregon deshmitarja qe nuk pranon te citohet me emer. Sipas saj dy dite me pare ne oborrin mes dy pallateve kishin dale te gjithe banoret qe te ndanin Dritan Selimin dhe Sinan Proden por dashur pa dashur u perfshine edhe ata ne sherr. Per Selimin jo shume njerez kishin simpati por ne fund te fundit problemet nuk mund te zgjidhen me thika e duke derdhur gjak. Ja ata femije tani mbeten jetime vetem per nje zenke adoleshentesh qe edhe mund te ishte shmangur shprehet shitesja. Ajo tregon momentin kur policia mberriti ne vendngjarje edhe pse ishte vone sepse aty dy prinder kishin qelluar njeri-tjetrin me arme. Policia erdhi dhe i shoqeroi te gjithe ata qe ishin perfshire ne sherr por ishte vone per te shmangur ate qe ndodhi shprehet ajo.

Etleva Delia

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›