Karburantet Virgjil Joti ne gjykate
TIRANE -Prokuroria e Tiranes perfundoi hetimet ndaj 2 zyrtareve te Inspektoratit te Kontrollit te Karburanteve te akuzuar per korrupsion mes te cileve edhe ish-drejtori i Inspektoratit Virgjil Joti. Pas mbylljes se hetimeve prokuroria coi si te pandehur ne gjykate vetem dy prej tyre Virgjil Jotin dhe Kastriot Llakajn nderkohe qe eshte pushuar akuza per te arrestuarin e trete te kesaj ceshtjeje. Sipas prokurorise ata akuzohen per vepren penale te korrupsionit pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike. Per te tretin Luan Qato prokuroria ka pushuar akuzen e ngritur ndaj tij pasi nuk eshte provuar implikimi i ketij personi ne vepren penale. Dosja ne fjale mberriti ne Gjykaten e Tiranes pak dite me pare. Shorti elektronik perzgjodhi gjyqtarin Gerd Hoxha si kryesues te ketij procesi gjyqesor. Fillimi i gjykimit pritet ne diten ne vazhdim. Ish-drejtori i Inspektoratit te Kontrollit te Karburanteve Virgjil Joti dhe dy vartesit e tij inspektoret Kastriot Llakaj dhe Luan Qato u arrestuan nga policia ne ditet e para te qershorit te ketij viti. Arrestimi i tyre u be pas dyshimeve te prokurorise se ata ishin perfshire ne disa skema korrupsioni. Sipas organit te akuzes ish-drejtori Joti shfrytezonte vartesit e tij si seksere per te marre shuma ryshfeti nga kompanite e importit te naftes e gazit. Prokuroria perdori veprime stimuluese gjate hetimeve dhe ne momentin e arrestimit policia sekuestroi 17 mije euro qe dyshohen te ishin per ryshfet. Virgjil Joti do te gjykohet ne masen e sigurise arrest shtepie ndersa Kastriot Llakaj ne masen e sigurise se detyrimit te paraqitjes. ar.ba