E Diel, 1 Nëntor 2026

At e bir ne pranga shperndanin droge ne gjimnazin e fshatit

BERAT- Sektori i luftes kunder droges ne bashkepunim me organin blu te policise se Qarkut te Beratit ka vene ne pranga at e bir nga qyteti i Kucoves te cileve iu bllokua ne banese nje sasi lendesh narkotike e destinuar per tu shperndare ne shkolla.


Burime zyrtare te policise se ketij qarku bejne me dije se ne oret e para te mengjesit te djeshem kane rene ne pranga te policise Baftjar dhe Orlendo Bilcari at e bir 56 dhe 20 vjec banore te qytetin te Kucoves. Nga informacionet e siguruara ne rruge operative mesohet se Bilcari se bashku me te birin kultivonin lende narkotike dhe me pas e shperndanin ate ne shkollen e mesme te pergjithshme te fshatit Lapardha ne rrethin e Beratit.


Menjehere pas marrjes se ketij informacioni ekspertet e antidroges kane nisur nga puna dhe pas disa dite hetimesh gjate nje kontrolli qe bene ne banesen e familjes Bilcari ne qytetin e Kucoves u gjet e pergatitur per tu tregtuar gati per shitje sasia e marijuanes prej 110.6 gramesh. Ne pranga menjehere u vune 56-vjecari dhe djali i tij. Ata do te perballen per vepren penale te kultivimit dhe tregtimit te lendeve narkotike nderkohe qe materialet e kesaj ceshtje i kaluan prokurorise se rrethit per hetime te metejshme. E.Azizolli

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›