Gjyqi dy nga agjentet e policise akuzojne Dajtin per vrasjen e kolegeve

TIRAN- Dy nga agjentet e Njesise Operacionale te Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit qe pasditen e 7 gushtit 2009 i shpetuan plumbave te shume kerkuarit Dritan Dajti akuzuan kete te fundit ne sallen e gjyqit si autor te vrasjes se kolegeve te tyre gjate operacionit per arrestimin e tij.
Te thirrur me cilesine e deshmitareve te akuzes i pari qe doli para peseshes gjykuese te kryesuar nga gjyqtarja Nertina Kosova ishte agjenti me inicialet P.S. emer i njohur per redaksine i cili tregoi momentet e vrasjes se Fatos Xhanit e Kastriot Feskes nga i pandehuri Dajti dhe menyres se si i kishte shpetuar plumbave te shume kerkuarit.
Pas deklarimeve te agjentit P.S. para gjykates doli agjenti tjeter F.G. i cili gjithashtu akuzoi Dajtin per vrasjen e Sajmir Duckollarit qe sipas tij eshte vrare para syve te tij. ...pasi ndoqem makinen e tipit Touareg me ngjyre te zeze me targa italiane CR 535 FR e cila u parkua ne zonen e plazhit ne Durres afer vendit te quajtur rruga e pistes Iliria. Rreth ores 1400 u afruam te gjithe makinat qe ishin ne operacion ku une isha ne veturen Golf ngjyre blu bashke me agjentin A.Xh.
Ne automjetin e dyte Ford Fiesta ishin Kastriot Feskaj dhe F.M. Ne mjetin e trete Renault ishin P.L. F.G. e Sajmir Duckollari. Altin Dizdari u afrua tek mjeti Touareg me nje motor tip skuter. Ne kete kohe eprori Fatos Xhani ishte ne kembe ne afersi te pallatit bashke me disa agjente te tjere dhe iu afrua makines duke thirrur Ndal Policia.
Ne ate moment une Feskaj dhe agjenti F.M. u afruam per te arrestuar tre personat qe ishin ne cep te pallatit duke biseduar. Une kapa per krahesh nje person rreth 25 vjec 1.80 meter i gjate dhe e rrezova ne toke. Ne ate moment nisen te shtenat nga brenda mjetit dhe u vra Xhani. Kur e pash ate qe po rrezohej nxora pistoleten. Personi qe mbertheva u ngrit e iku me vrap.
Feskaj iu vu pas ndersa F.M. arrestoi Ergest Xhoxhin. Ne kete kohe ne drejtimin tim Dajti qelloi dy here. Une u shtriva dhe Dajti me pistolete ne dore mendoi se me vrau. Dajti u nis drejt Feskajt por para i doli nje adoleshent te cilin e qelloi ne kembe. Me pas ai ndoqi Feskajn te cilin e qelloi me arme dhe vdiq.
Sapo Dajti u rrezua iu afrova dhe e prangosa- mesohet te kete thene nder te tjera agjenti P.S. para gjykates. Me pas deshmoi agjenti F.G. i cili shpjegoi edhe ai strukturen dhe vendosjen e agjenteve qe rezultoi e njejta me deshmine e agjentit P.S. ne vazhdim te fjales se tij agjenti F.G. sqaroi se ishte vendosur ne makinen Renault se bashku me agjentin P.L. dhe te ndjerin Sajmir Duckollari.
Nga brenda makines u qellua ne drejtim te Fatos Xhanit i cili u vra me pas ne krahun ku isha une u qellua Sajmir Duckollari i cili po tentonte te hapte deren e pasagjerit. Sapo u vra ai nga makina doli Dritan Dajti me pistolete ne dore duke qelluar ne drejtim te agjentit P.S. por me pas filloi te vraponte nga plazhi ku u rrezua dhe u prangos-tha agjenti F.G. duke i drejtuar gishtin te pandehurit Dajti si autor i ketyre vrasjeve.
Vete Dajti disa here tentoi te prishte vazhdimin e seances gjyqesore duke perseritur pyetjet dhe duke folur pa leje te togave te zeza cka i detyroi keta te fundit ti terheqin vemendjen se nese vazhdon te mbaj qendrim jo serioz ne sallen e gjyqit do te perjashtohet nga salla. Pas perfundimit te deshmise se agjentit F.G. gjykata vendosi nderprerjen e seances gjyqesore edhe me kerkese te vete Dritan Dajtit per shkak se nuk ndihej mire me shendet.
Ekspertet Demi i Forcave te Armatosura nga shperthimi ne Gerdec 8 mln euro
TIRAN- Nga shitja e produktit te Forcave te Armatosura tek kompania private Albademil per demontim si dhe nga shperthimi i barutit dhe municioneve qe ndodheshin ne fabrike diten e 15 marsit 2008 i kane shkaktuar ministrise se Mbrojtjes nje dem prej 8 milion euro.
Ky eshte konkluzioni i eksperteve kontabel te cilet me kerkese te prokurorise kane bere vleresimin e demeve te shkaktuara nga kontrata mes MEICO-s dhe kompanise Albademil si dhe nga shperthimi i municioneve luftarake qe ndodheshin ne fabrike.
Sipas eksperteve nga verifikimi i te gjitha dokumentacioneve qe ndodheshin ne ministri te Mbrojtjes dhe ne Shtabin e Pergjithshem te Forcave te Armatosura nuk eshte gjetur ndonje shkrese ku percaktohen elementet e cmimit per produktet qe i jane shitur kompanise Albademil.
Nuk ekziston asnje dokument ku te percaktohen elementet e cmimit per te thene sa eshte vlera e secilit produkt qe i eshte shitur Albademil-it. Te gjitha produktet qe sipas kontrates se MEICO-se i ka perfituar kompania Albademil per demontim nuk kishin nje cmim te perafert qe do shiteshin nga MEICO.
Nga keto shitje dhe ata qe i ishin derguar kompanise Albademil ne fabriken e demontimin ne Gerdec rezulton se shtetit i eshte shkaktuar nje dem prej rreth 8 milion euro-thuhet nga ekspertet. Kjo shifer u kundershtua nga avokatet mbrojtes te cilet e cilesuan si shifer te fryre me qellim nga organi i akuzes.
Gjykata pasi degjoi raportin e eksperteve e administroi ate ne dosjen per gjykim per te cilin do te shprehet ne vendimin perfundimtar te ceshtjes. Seanca e djeshme gjyqesore ishte e 116 ndaj 268 te pandehurve te tragjedise se Gerdecit.