Ata ishin pesë, Rama ndan foton nga Elbasani

TIRANË, 6 maj/ATSH/ Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot në Elbasan takimin përmbyllës të fushatës elektorale në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama ndau një fotografi të shoqëruar me frazën “Ata ishin 5”, një mesazh që është kthyer tashmë në simbolikë elektorale të fushatës së Partisë Socialiste, e cila në fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit mban numrin 5.
Në fjalën e tij gjatë takimit përmbyllës elektoral në Elbasan Rama tha se “më 11 maj çdo qendër votimi është një vagon i trenit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.
Partia Socialiste garon në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa numri 5 është kthyer në një element qendror të fushatës së saj.
/k.s/a.f/r.e/