E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ata që duan të blejnë “atdhe” të ri

Start -Te gjendur përballë rrezikut të përmbytjes së tokave ku jetojnë brenda këtij shekulli, qeveria e ishujve Maldive, ka filluar të grumbullojë një fond të veçantë për të blerë toka me lartësi më të madhe nga niveli i detit.
Në një intervistë që Presidenti i zgjedhur i ishujve Maldive Ani Nashid i ka dhënë gazetës prestigjoze britanike “Guardian”, ka theksuar se qeveria e tij po ndan një pjesë nga të ardhurat prej 1 miliardë dollarësh që fitohen nga turizmi, për të blerë toka të cilat nuk kanë rrezik të përmbyten nga ujrat. “ Ne nuk jemi në gjendje të ndalojmë ngrohjen globale por mund të blemë toka që nuk përmbyten. Ne nuk duam të largohemi nga Maldivet por nga na tjetër nuk kemi dëshirë të jetojmë në çadra si refugjatë” është shprehur Nashid. Sipas presidentit të shtetit të vogël, qeveria e tij ka filluar negociatat me disa shtete të ndryshme nga ku mund të blihet sipërfaqe toke. “ India dhe Sri Lanka kanë klimë të ngjashme me Maldivet, ndërkohë edhe Australia mund të jetë një tjetër alternativë” tha ai. Shteti i Maldiveve ndodhet në jug të Indisë dhe përbëhet nga më shumë se 1 000 ishuj të vegjël në të cilët lartësia më e madhe nga niveli i detit është 2.3 metër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›