E Diel, 1 Nëntor 2026

Një tërmet i fuqishëm shkakton pesë të vdekur në veriperëndim të Kinës

Pekin (Start)- Pesë persona gjetën vdekjen si pasojë e një tërmeti të fuqishëm që përfshiu veriperëndimin e Kinës. Tërmeti me fuqi 6.5 ballë ran ë një zonë 160 km në verilindje të qytetit industrial Golmud. Sipas agjencisë Hsinhua, tërmeti u ndje në një rrezë prej qindra kilometrash, dhe u pasua nga lëkundje edhe më të vogla.

Agjencia njofton se punëtorët gjatë rënies së tërmetit ishin duke punuar në një punishte në Ximing, e cila ndodhet 615 km larg nga epiqendra e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›