Ashtu si dashuria, edhe divorci nuk njeh moshë!
Napoli (Start)-Ashtu siç dashuria nuk njeh moshë, edhe divorci gjithashtu nuk njeh një gjë të tillë. Është plot 91 vjeç dhe pa dhënë asnjë arsye ka vendosur të divorcohet nga bashkëshortja e tij 60 vjeçare. I moshuari nga Napoli i Italisë, pa dhënë asnjë shpjegim, i ka kërkuar bashkëshortes që të divorcohen, dhe për këtë kanë aplikuar edhe në gjykatën e Napolit. Gruaja, e befasuar nga vendimi i të shoqit, e ka akuzuar atë se kishte të dashur. Ndërkohë, i moshuari, i divorcuar edhe një herë tjetër, më parë ka qenë punëdhënës i gruas së tij. Ndërkohë, sot është zhvilluar edhe seanca e parë gjyqësore.