Atak në zemër, gjendet i vdekur ish-polici

Foto ilustruese
Një person është gjetur pa jetë sot pas mesdite në rrugën Myslym Shyri në Tiranë. Lajmi është bërë i ditur nga policia.
Burimet nga vendi i ngjarjes, kanë thënë se pas një pune hetimore, viktima e ngjarjes u identifikua.
Ai është Olsi Zenjo, 38 vjeç, ish-oficer policie. Sipas hetimeve paraprake në vendin e ngjarjes, njoftohet se shkak i vdekjes së 38-vjeçarit ka qenë ataku në zemër.
Burimet e policisë nga vendi i ngjarjes, thanë se viktima po kthehej nga një aktivitet sportiv ku kishte luajtur futboll me shoqërinë.
Besohet se shkak i infarktit në zemër ka qenë aktiviteti fizik ndërkohë që hetimet për ngjarjen po vazhdojnë. / E.L.