Gjendet një person i vdekur në kryeqytet

Personi i vdekur
Pranë një pallati në rrugën Myslym Shyri në qendër të Tiranës është gjetur një person i vdekur, rreth moshës 40 vjeç.
Policia e Tiranës është lajmëruar nga banorët e një pallati në këtë rrugë, pasi kanë parë të viktimën.
Uniformat blu bëjnë me dije se trupi i pajetë u gjet nga banorët e pallatit.
Sipas policisë identiteti i viktimës nuk dihet për shkak se ai nuk ka me vete dokumente identifikimi.
Policia e kryeqytetit ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes të personit.