E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papunësi në Ballkan, katër herë më e lartë

Papunësia në Ballkan

Një analizë e agjencisë së lajmeve SETIMES tregon se papunësia e rinisë në Ballkan është pothuajse katër herë më e lartë se mesatarja e BE-së, duke i konsideruar këto si shifra si epidemike.

SETIMES thotë se në shumicën e vendeve të Ballkanit, sistemi arsimor dhe mungesa e programeve të punës janë gjykuar si fajtorët kryesorë të papunësisë së madhe.

Në Bosnjë dhe Hercegovinë për shembull, Zyra Kombëtare Statistikore thotë se më 2011, plot 55 % e njerëzve nga 15 deri në 30 vjeç ishin të papunë.

Në Maqedoni, Zyra Shtetërore e Statistikave thotë se 52.5 % e atyre midis 15 e 24 vjeç ishin të papunë.

Në Greqi, niveli i papunësisë për ata nën 25 vjeç është 51.5 %, ndërsa në Serbi është afër 50 %.

Atje, Shërbimi Kombëtar i Papunësisë po punon që të vendosë njerëzit në punë, duke ofruar subvencione për ata që dëshirojnë të fillojnë bizneset e tyre.

Në Bullgari, Instituti i Statistikave vlerësoi se kishte 28.9 % e të rinjve nën 24 vjeç që ishin të papunë në fund të vitit 2011. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›