E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, gjendet i pajetë trupi i një 38- vjeçari

Trupi i pajetë i një 38- vjeçari u gjet pasditen e sotme në Tiranë. Trupi i viktimës u gjet në rrugën Islam Alla  në afërsi të zonës Myslim Shyri.

Policia e identifikoi viktimën si Oltion Zenjo, ndërsa mendohet se shkak për vdekjen e tij është bërë një atak kardiak.

Viktima, një ish efektiv policie ka qene duke ecur me motor ne momentin qe ka humbur ndjenjat.

Policia është në vendngjarje, ndërsa po heton për të zbardhur plotësisht shkaqet që kanë çuar në vdekjen e papritur të 38- vjeçarit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›