E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atalay: Siria kërkoi falje për sulmin

Deklaratat e keqardhjes dhe të pendimit të Sirisë për bombardimet e djeshme në tokën turke, shteti i Turqisë i pranon si kërkim falje, njofton agjencia e lajmeve, Anatolian.

Udhëheqësia e Sirisë ka shprehur keqardhje përmes Kombeve të Bashkuara, citon Anatolian zv/kryeministrin e Turqisë, Besir Atalay.

“Siria pranoj se kanë hedhur predha në drejtim të territoreve të Turqisë dhe kërkoj falje. Autoritetet siriane deklaruan se një gjë e tillë nuk do të përsëritet më. Ndërkaq edhe zyrtarët e Kombeve të Bashkuara biseduan me palën siriane në lidhje me këtë rast”, u shpreh Zëvendëskryeministri Atalay.
 

Sipas zv.kryeministrit turk deri më tani nuk është pranuar asnjë kërkim falje zyrtare nga shteti i Sirisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›