E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërkombëtarët, kritikojnë Beogradin për ndalimin e parades gay

Beogradi po përballet me kritika të ashpra ndërkombëtare pas ndalimit të të gjitha aktiviteteve publike për të shtunën, ditën kur ishte planifikuar të mbahej parada e homoseksualëve.

Navi Pillaj, komisionerja e lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut tha se Beogradi duhet t`i ndihmojë organizatorët që ta riplanifikojnë këtë manifestim, në vend të ndalimit të tij.

Ndërkohë edhe ministri për Evropë i Britanisë së Madhe, David Lidington tha se Beogradi është duke dështuar në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve të vet.

Ministri i Brendshëm serb, ndalimin e paradës së homoseksualëve, e ka quajtur ndalesë për “shkaqe sigurie”.

Organizatori i paradës, Goran Miletiç tha se aktivistët janë duke planifikuar gjatë fundjavës një tubim në ambiente të mbyllura dhe se do të bëjnë përpjekje që ta organizojnë paradën sërish vitin e ardhshëm.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›