E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, marinarët protestues përplasen me policinë

Dhjetëra marinarë që punojnë në disa prej kantiereve të ndërtimit të anijeve kanë hyrë me forcë në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes greke pasi kanë shpërthyer portën prej hekuri të kësaj ndërtese.

Disa minuta me vonë kanë mbërritur edhe forcat speciale të policisë të cilat kanë filluar të largojnë me dhunë marinarët duke përdorur shkopinjtë e gomës dhe lëndet kimike, ndërsa protesuesit i kanë sulmuar ata me gurë dhe mjete rrethanore.

Tensioni ka vazhduar për disa orë pasi të paktën mbi 100 marinarë janë shoqëruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Sipas përfaqësuesve të protestuesve ata kanë më shumë se 6 muaj pa u paguar dhe kështu nuk mund të jetojnë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›