Athina i propozon memorandum mirëkuptimi Shkupit

Shefi i diplomacisë greke, Dimitris Avramopulos përmes një letre i ka ofruar homologut të tij në Shkup, Nikolla Popovski, projekt- memorandum për mirëkuptim midis Greqisë dhe Maqedonisë.
Projekt-memorandumi përmban pika rreth çështjeve që tangojnë dy vendet tashmë gjatë kohë dhe nuk arrijnë kompromise, si respektimi i integritetit dhe pavarësisë, vërtetimi dhe respektimi i kufijve, vërtetimi i asaj se dy shtetet nuk kanë pretendime territoriale dhe pika kyçe kompromisi për kontestin e emrit që do të përbante një emërtim me përmbajtje gjeografike që do të ndante Republikën e Maqedonisë nga rajoni Maqedonia që gjendet në territorin e Greqisë.