Atdhedashuri, asgje tjeter Nga Bujar Nishani, President i Republikes
Udhetuan me qindra kilometra me kembe ose mbi kuaj drejt Tiranes dhe Vlores. U shnderruan ne vatra prushi dhe zjarre shetites duke u mbeshtjelle me Flamur kuq’e zi. U mblodhen e brohoriten me gjithe shpirt me qindra mijera neper sheshe. Shpalosen me mijera e mijera Flamuj neper dritare e ballkone. Uruan njeri-tjetrin. Festuan e shtruan gosti. Ngriten dolli e folen pafund, per atdheun e tyre, Shqiperine, historine e saj, dashurine per te, sakrificat qe u eshte dashur te bejne shqiptaret per te arritur ne 100 vjetorin e Pavaresise etj. etj.
Nuk zbatuan asnje urdher apo direktive te politikes apo administrates per t’u mbledhur e per te festuar. Nuk ndoqen as ndonje shembull te ndonje pervoje te shkuar. S' kishte shembull, s' kishte pervoje, ishte hera e pare ne historine e tyre qe shqiptaret festuan ne keto permasa mahnitese.
Aq i bukur, aq madheshtor qe ai shperthim vullkanik, ajo ngjarje e paharruar, sa askush nuk e parashikoi dot, as me entuziastet. Por cfare ishte? Pse ndodhi dhe si ndodhi? Si mund te cilesohet? Si mund te klasifikohet? A ka nje percaktim, nje definicion? A ka nje emer? Shume fjale jane thene, shume hamendje jane shprehur, shume zhurme eshte bere..
Le te konsiderojme, duke e marre per lehtesi shqyrtimi, se ajo qe ndodhi e ka emrin, ashtu si me se shpeshti nje numer jo i paperfillshem monitoresh, analistesh, opinionistesh, edhe shqiptare, madje
cuditerisht me te shumtet shqiptare, zhvillimet e fundit festive te shqiptareve i pane me droje duke i quajtur kercenim nacionalistik. Pra, Nacionalizem po se po, por edhe kercenues. Cfare eshte Nacionalizmi? Cili eshte perkufizimi i Nacionalizmit? A eshte i vjeter apo i ri, i mire apo i keq? Ne c' kushte lind? Kujt i duhet, kujt i sherben?
Eshte e pafundme lista e teorive dhe autoreve te teorive, numri i volumeve, studimeve, percaktimeve, politike, sociologjike, psikologjike, dhe pothuaj i te gjitha zhanreve, madje edhe e librave artistike me permbajtje letrare mbi Nacionalizmin.
Ajo qe bie menjehere ne sy eshte se secili autor dhe secili dishepull, i seciles teori, secilit studim, secilit liber dhe secilit definicion mbi Nacionalizmin, mbron teorine e vet, dhe natyrisht hedh poshte te gjitha teorite e tjera.
Nuk ka dy fjalore, dy enciklopedi, dy autore, dy libra, qe te jene te nje mendjeje per Nacionalizmin; cfare eshte, cfare perfaqeson, cfare rrezikon ose permireson, cfare ndreq e cfare demton Nacionalizmi.
Nje numer autoresh e shohin Nacionalizmin, rrenjet e tij, thelle ne mjegullat e kohes, ne primordialitet, ne zanafillen e jetes se planetit duke e interpretuar ne lidhje te ngushte me teorite e evolucionit, si shkak apo shtyse zhvillimi brenda Teorise Darviniane te selektimit natyral, pra pjese te luftes per mbijetese si domosdoshmeri zhvillimi determinist.
Te tjereve autore, Nacionalizmin nuk e shohin aspak si dukuri te vjeter, por thjesht dhe vetem produkt te drejtperdrejte te pragmatizmit politik modern.
Sipas disave, Nacionalizmi eshte fenomen progresist qe eshte shfaqur ne shoqerite moderne ne shekujt e 18-te dhe 19-te nga shtysa qe lidhen ngushtesisht me progresin teknik, teknologjik.
Te tjere hulumtues, Nacionalizmin e percaktojne si fenomen te se njejtes periudhe, pra te eres moderne, por me efekt te kundert, thellesisht frenues, regresiv.
Dikush e definon Nacionalizem te majte. Dikush tjeter, apo disa te tjere, vetem te djathte.
Per disa, Nacionalizmi eshte fenomen idealistik. Per disa te tjere eshte fenomen i paster pragmatik, materialistik.
Ka po aq raste, autore, teori, lidhur me Nacionalizmin si shfrim te impulseve pozitive te komuniteteve njerezore, ca edhe si shperthim te impulseve negative.
Disa, Nacionalizmin e quajne semundje, te tjere e percaktojne si sherim.
Disa si pasuri, te tjere si varferi.
Disa si fat, disa si fatkeqesi.
Duke pasur parasysh Nacionalizmin dhe duke e refuzuar ate, nje dijetar i shquar thote se: "Me duket e padenje qe shpirti im te kondicionohet nga Gjeografia".
Nje tjeter shkon edhe me larg duke percaktuar jo vetem lindjen e Nacionalizmit, por edhe krijimin e Kombit, si reagim spontan instinktiv te nje bashkesie te frikesuarish prej fqinjeve.
Por, ka edhe qe Nacionalizmin e shohin thjesht si shprehje te vullnetit te individeve te nje kombi per te jetuar se bashku ose se Nacionalizmi zhvillohet apo praktikohet kryesisht si mbrojtje e
interesave kulturore te nje kombi.
Ne morine e teorive te pafundme per Nacionalizmin ka madje edhe nje te tille me karakter relativizues, qe thote se Nacionalizmi eshte teoria dhe praktika, zbatimi i te cilave sjellin progres me te madh dhe me te shpejte nga veprimi kombetar se sa nga veprimi nderkombetar.
Pra ka nje pafundesi idesh dhe definicionesh per Nacionalizmin. Qe ndryshojne skajshmerisht nga njera-tjetren. Vec ne nje gje bashkohen te gjitha; qe per t'i zbatuar llojet dhe nenllojet e pafundme te Nacionalizmit, si ate te vjetrin, te riun, te mirin, te keqin, ndertuesin, shkaterruesin etj. etj. duhet te jene pergatitur paraprakisht studime frymezuese te hollesishme, hulumtime te thella
akademike, duhet te jene bere plane dhe te jene ndertuar strategjira te venies ne zbatim te secilit Nacionalizem, nga studiues, akademike, politikane, perfaqesues te larte te religjionit, filozofe, dijetare nga te gjitha fushat e Dijes. Fakti i pamohueshem se ne nuk kemi ne historine tone te tille njerez dhe te tilla teorira dhe praktika, eshte argumenti qe kundershton dhe hedh poshte perfundimisht ekzistencen e cdo lloj Nacionalizmi shqiptar. Ky "boshllek" apo kjo "mungese" eshte prova definitive perballe atyre qe gjoja po merakosen dhe po na paralajmerojne per rrezikun nga demek Nacionalizmi yne me frike te madhe per ne dhe veten e tyre.
Kudo ka nga pak Nacionalizem dhe te gjithe jane nga pak nacionaliste.
Po ne shqiptaret? Duke marre parasysh edhe sa ndodhi ne fund te Nentorit kur festuam 100 vjetorin, a jemi ne ndopak nacionaliste?
Po. Jemi. Por aspak me teper se te tjeret. Per nje arsye te thjeshte, te qarte, lehtesisht te konstatueshme. Pervec shfrimeve individuale dhe spontane kolektive asnjehere te zararshme si ky i fundit, si e cekem me lart, ne nuk kemi ne historine tone as te vjeter as te re, dijetare qe ambiciet tona nacionalistike t'i kene parashtruar ne menyre sistematike, shkencore.
Dijetaret tane, kane shkruar per historine tone, gjuhen tone, clirimin nga pushtuesit, kane shkruar per dashurine dhe natyren, por kurren e kurres per aspirata nacionalistike te llojit te percaktimeve te Nacionalizmit. Do te duhej se paku qe shqiptaret te kishin diku ne ndonje cep te historise se tyre ndonje elaborim akademik, makar edhe vetem teorik, te synimeve apo sjelljeve nacionalistike, por nuk e kane asnje. Te tjeret kane akademizma nacionalistike, disa edhe te perpunuara holle dhe thelle. Ne nuk kemi.
Meqenese per Nacionalizmin flitet, Nacionalizmi duhet te ekzistoje.
Por jo ne Shqiperi. I ashtuquajturi "Nacionalizem shqiptar" eshte nje keqkuptim, nje moskuptim, nje moskonsiderim i fateve historike te Shqiperise dhe shqiptareve. Dukuria, apo dukurite, per te cilat flitet se na paraqesin te tille, nuk jane Nacionalizem, jane shfrime zemrash, shperthime shpirtrash. Per faktin se shqiptaret jane te rrethuar me shqiptare.
Kjo hallakame vajtimtare njerezore ishte shkaku i shperthimit te atyre qe provuan se dine te mblidhen dhe dine te jene ne nje mendje kur fjala eshte per probleme serioze sic jane gjysmat e trojeve qe u jane dhuruar fqinjeve dhe shqiptaret ne Ballkan te shperndare ne pese shtete. Pra nuk ishte Nacionalizem. Ishte Atdhedashuri, asgje tjeter.