Ema Andrea: Kam zgjedhur te jem e pavarur, por jo e vetmuar Izaura Ndoj
Pas nje karriere te pasur prej artisteje, plot perfomanca dhe emocione, Ema Andrea prek serish skenen e Teatrit Kombetar me nje veper te antikitetit. Pas suksesit qe pati me rolet e Medeas dhe Kasandres, aktorja guximtare me nje karakter per tu admiruar do ti rikthehet nje tjeter roli, atij te Korifeut. Ne nje interviste per suplementin “Koha Tjeter” Ema Andrea, rrefen punen per rolin me te ri qe i eshte besuar, raportin e saj me skenen dhe personazhet, pasionin per teatrin dhe televizionin, ky i fundit nje forme komunikimi e suksesshme. “Personazhet e antikitetit jane te lidhur fort me besimin dhe me te pandergjegjshmen, kjo i ben te lodhshem por edhe te mrekullueshem ne bashke udhetimin krijues”, - thekson Andrea. Gjithashtu gjate kesaj interviste, Ema tregon se karakteri i saj i vecante ka bere qe te mos jete skllave e asnje pengu si shume artiste te tjere. “Pengu im i vetem eshte qe nuk kam me shume femije e dashur, (qesh). Nuk di ne e kane te gjithe aktoret nje rol qe do te donin te benin, por une thjesht takohem me “hyun” kur krijoj e kjo me mjafton e do te me mjaftoje per menyren se si e kam zgjidhur raportin me artin dhe lirine”, - pohon Andrea.
Korifeu, eshte personazhi qe regjisori Ilir Bokshi ju ka besuar ne premieren e Teatrit Kombetar. Si ndjeheni qe do te interpretoni ne nje veper te antikitetit pas Medeas?
Ne fakt, nuk eshte hera e pare qe marr pjese ne nje veper te antikitetit. Pas Medeas dhe Kasandres, vjen Korifeu. Te interpretosh ne nje tekst te antikitetit eshte gjithmone situate entuziazmuese, sepse pervec zbulesave te reja qe sjell studimi i cdo personazhi apo me mire rrugetimi i cdo personazhi, jo vetem pergjate vepres por edhe me tej ti prek dhe jeton ritualin dhe besimin ne teresine e tyre. Personazhet e antikitetit jane te lidhur fort me besimin dhe me te pandergjegjshmen, kjo i ben te lodhshem por edhe te mrekullueshem ne bashkeudhetimin krijues.
Regjisori premtoi se i ka qendruar besnik tekstit, por do te sjelle nje spektakel nepermjet elementeve skenik sic jane ritualet dhe kenget polifonike. Keni hasur veshtiresi ne keto ndryshime?
Aspak! Jam entuziaste per keto elemente shume te qendrueshem dhe te justifikueshem qe po perdoren per realizimin e kesaj vepre artistike. Me sa kam kuptuar e gjithe trupa eshte entuziaste si per procesin ashtu edhe per vizionin qe prezanton regjisori Ilir Bokshi. Ne te dyja pjeset e dites, si gjate procesit te pare mbi tingujt dhe ritmin qe punohet me kompozitorin Trimor Dhomi, ashtu edhe ne procesin e dyte te dites me regjisorin Bokshi, ku punohet konkretisht mbi tekstin, gjendemi ne nje situate laboratorike profesionale plot me ene komunikuese, pikepyetjesh dhe pergjigjesh, dyshimesh dhe zgjidhjesh ... Besoj qe kjo situate dhe energji e mire krijuese do te jap nje performance profesionale e cila do te komunikoje shume mire me mendjen dhe emocionin e publikut shqiptar!
Shpesh here keni pohuar se rolet nuk ju ofrohen, por i zgjidhni vete...?
Kjo shprehje qendron ne kontekstin qe, nuk bej role nepermjet te cilave nuk kam c’te them. Hapesiren time artistike jam munduar ta krijoj te pavarur dhe me se shumti rolet i kam fituar me audicion ose kam regjistruar shfaqje kur kam dashur te shprehem ndryshe. Ne kete kuptim, kam zgjedhur te jem e pavarur, por jo e vetmuar. Une punoj, ofrohem dhe me ofrojne situata krijuese dhe nuk me duket e akt i ndershem ne raport me profesionin dhe spektatorin te filloj nje veprimtari krijuese kur nuk kam situate krijimi apo frymezimi, dhe per me teper kur nuk kam cfare te ndaj ne skene. Ky lloj raporti eshte si raporti i dashurise njerezore, ekziston deri kur ka marredhenie te dyanshme dhe komunikim te dyanshem dhe jo per hir te inercise apo frikes se mos mbetesh pa ate marredhenie. Keshtu edhe une me teatrin, dashurohemi vertikalisht e marrim fryme pavaresisht nga njeri-tjetri!
Cilet jane pritshmerit tuaja si aktore profesioniste ne kete proces?
Te ndryshoj brenda meje dicka, te “flas” ndryshe me spektatorin, ky proces te me ridimensionoje brenda vetes dhe ne pasionin tim per artin! Kur te mbaroje ky proces, “te mund te shkruaj ne rere cdo nate reprize e rrethuar me energji te bukur njerezore e profesionale. Keshtu them se do ti degjoj me me kenaqesi sirenat ne te ardhmen!
Prej disa kohesh i keni munguar skenes se teatrit. Eshte ky nje rikthim i Emes, per te mos u ndalur si aktore?
Eshte e vertete se per nje periudhe thuajse 1 vjecare jam marre shume me rritjen time. Per mua, te besh teater nuk do te thote patjeter te jesh pjese e shfaqjeve te bujshme apo te dalesh vetem ne skena te medha. Kam bere teater sepse kam punuar per teatrin, kam dale ne skena jashte Shqiperise, kam qene pjese mbremjesh poetike, kam dhene mesim ne Akademi, jam “ushqyer” me libra, poezi e muzike.
Tashme karriera juaj artistike numeron nje game te gjere rolesh. Cili eshte roli qe ju do kishit deshire ta interpretonit serish ne skene?
Do t’i rikthehesha te gjitha proceseve, pasi te gjitha rolet e mia kane kaluar nepermjet procesesh te bukur krijimtarie te cilat me kane rritur si qytetare dhe si artiste.
Thone qe artisti ka pengje, po ju keni ndonje peng te pa realizuar deri me tani?
Pengu im i vetem eshte qe nuk kam me shume femije e dashur, (qesh). Nuk di ne e kane te gjithe aktoret nje rol qe do te donin te benin, por une thjesht takohem me "hyun" kur krijoj e kjo me mjafton e do te me mjaftoje per menyren se si e kam zgjidhur raportin me artin dhe lirine. Nuk jam skllave e asnje pengu per momentin, me vjen keq nese te zhgenjeva stereotipin.
Pervec aktrimit, nje forme tjeter e komunikimit me publikun eshte dhe moderatore. Do ti qendroni besnik ketij komunikimi apo do te hiqni dore nga televizioni?
Kam qene shume mire ne kete forme komunikimi, ne ate format dhe ne ate sigel televizioni. Sigurisht qe mendoj te vazhdoj me tej!