E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atëherë i ra gjëma PS-së

Nasho Bakalli                                    .                                                                                .

-Në PS sistemi i karrierës sipas meritave Rilindi. Sepse, ai nuk ngjason me sistemin  e “klientelizmit” dhe “jesmenizmit” të mbrujtur në vitet 1991-2005, nga Fatos Nano, dhe kulmuar, po nga Nano, publikisht në mbledhjen-shoë të Këshillit Lartë Drejtues të PS. Të gjithë e mbajmë mend sesi gjezdiste gishti i “padronit” në fundshpinat e kolme të ministrave dhe deputetëve klientelistë të PS, dhe të tjerëve në sallën e mbledhjes, që as nuk skuqeshin, as nuk flisnin… . Koha, ngjau ashtu sic askush nuk e dëshironte, e gjykoi dhe dënoi rëndë Nanon bashkë me  gjuheprerët-dorëgjatë. Atëherë i ra gjëma PS.

Kabinet  me ministra jo deputetë do të thotë: kabinet me ministra qe vetëm japin llogari në Kuvend, e jo si kabinetet, arlekine, Berisha, që për tetë vite vetmiratuan në Kuvend produktet e punës së tyre! Kabinet me ministara në veprim, në Vlorë dhe në Shkodër - ndërkohë u lanë jashtë kabinetit të gjithë “ishët” me CV të mbrapshta  qeverisëse. Këto e të tjera sjellje qeverisëse janë prurje të reja në sistemin e karrierës sipas ndihmesës, përvojës e meritës. Janë fillimi i braktisjes përfundimtare të sjelljes klientelisto-jesmeniste.

Ishte normale që secili anëtar e përkrahës i PS, në qytet dhe në fshat, të kishte ndjenja  për deputet, për ministër. Është normale që kanë ndjenja për nëpunës në administratën qëndrore dhe vendore.Janë normale sepse nuk i kanë borxhe askujt. Përkundrazi, janë të mbushur me firomën e shëndetshme të Rilindjes (edhe për faktin se kjo është Rilindja-moderne, pas Rilindsave që bënë histori, me vepra, diku 150 vite më parë, për Mëmëdhe), dhe besimplotë për punëra të vyera. Lypin karierrë për shkak të cipës në fytyrë, të sojit të mirë në mëhalle, të sakrificës, dhe aktivizmës së tyre të paprerë  politike.  

E vërteta e karierrës në PS është therëse. Nga njëra anë janë nëpunësit e administratës Berisha, dhe nga ana tjetër janë aplikantët për nëpunës, rreth 8 000, 2 - 3 herë të përzënë të pafajshëm të “jesmenizmit” dhe “klientelizmit” 22 vjeçar në pushtet. Gjithësesi është e pamundur të tradhëtosh besën njëmilionëshe.

Çdo qënie njerëzore e arësyeshme mund të jetë një socialist i moderuar. Disa ish-deputetë të PS u rizgjodhën, të konvertuar, deputetë të PD-së pikërisht sepse ishin besnikë të klientelizmi dhe jesmenizmit në pushtet - ves i turpshëm por “i shëndetshëm”. Dhe kanë gojë e flasin për klientelizmin dhe jesmenizmin! Përballë vesit, në luftë, prej 22 vitesh, lartësohet paprerë ndershmëria, patriotizmi, mospërkulja e shumicës maksimale njerëzore të PS, e shumë më gjërë.


Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›