"Atëherë përse duhen puthjet dhe përqafimet në televizor?"
Në ditën ndërkombëtare të romëve, Kryeministri priti në takime të veçanta të rinjtë romë nga e gjithë Shqipëria. Shumë të qeshur e të lumtur fëmijët në këtë takim, e Kryeministri nuk mungon t'i puthë ata një e nga një.
Takime të tilla lenë mbresa të jashtëzakonshme e dikujt do t'i ketë ndodhur të jetë mallëngjyer, por kjo ka zgjatur aq sa zgjati telekronika, sepse më pas çdo gjë është kthyer në realitetin rom me ngjyrë gri. Nuk pashë të nesërmen që së paku të kishte më pak romë rrugëve të Tiranës në semaforët e lypjes. As që të flitej për ndonjë fond apo projekt për ta. Me afate deri te detyra konkrete. Atëherë pse duhen puthjet?