E Hënë, 2 Nëntor 2026

Atentat “Julit të Pashakos”, qëllohet me breshëri ndaj makinës në Lushnjë, plagoset 45-vjeçari

Një prej personazheve të njohur të krimit në Lushnjë, Julian Sula i është bërë atentat paraditen e kësaj të marte.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:40 minuta në afërsi të stadiumit Lushnjë, ku ndaj makinës së 45-vjeçarit u qëllua me breshëri arme.

Julian Sula apo siç njihet ndryshe Juli Pashakos i ka shpëtuar atentatit me vetëm një plagë në këmbë, dhe tanimë ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për  jetën.

Ndërkohë që pas ngjarjes në  fshatin Lifaj të Lushnjës është gjetur  një makinë e djegur me një armë  brenda që dyshohet se i përket  autorëve të krimit.

Shërbimet e Policisë ndërkohë  kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Julian Sula i njohur edhe si kundërshtar i Aldo Barës, drejtues i një tjetër grupi kriminal në Lushnjë,  i është bërë edhe më herët atentat.

Emri i tij është përmendur edhe në masakrën e Lushnjës ku mbetën dy të vrarë, Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi dhe dy të plagosur. Dyshohet se personi i tretë që ishte në makinë me Laert Haxhiun dhe Orges Bilbilin ka qenë pikërisht Julian Sula./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›