E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRI/ Atentati në Lushnjë, kush ishte shënjestër e të shtënave me armë

Në Lushnjë, ditën e sotme është regjistruar një atentat me armë zjarri ndaj Julian Sulës, i cili ka mbetur i plagosur në këmbë.

Julian Sulo njihet si një nga kundërshtarët e Aldo Bares, pjesëtar i bandës së Lushnjes. Ai është arrestuar dhe më parë si i përfshirë në atentatin ndaj nipit të Aldo Bares, por nuk u gjet asnjë provë dhe më pas ai u la i lirë. Ndërsa ka qenë i dyshuar edhe në atentatin ndaj Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, miq të nipit të Aldo Bares.

Pak më vonë, në fshatin Lifaj është gjetur një makinë e djegur, që dyshohet të ketë qenë në pronësi të autorëve. Brenda automjetit të djegur është gjetur edhe një pistoletë, e cila po merret në shqyrtim nga policia.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:40, në afërsi të stadiumit Lushnjë, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi J. S., 45 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në afërsi të fshatit Lifaj, është konstatuar një automjet duke u djegur, i cili dyshohet se u përket autorëve.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›