E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentat Obamës, arrestohen katër, skenari i vdekjes si Kenedi

Kandidati për president i SHBA-ve, Barak Obama ka qenë shënjestër e një atentati, i cili nga të dhënat dhe deklaratat paraprake nga policia kishte të njëjtin skenar si atentati që iu bë presidentit të Shteteve të Bashkuara, Xhon Kenedi. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur gjatë punimeve të Konventës së Demokratëve që po mbahet në Denver, ku 4 të arrestuarit janë munduar të kryejnë atentatin. Pas arrestimit dhe marrjes në pyetje, policia deklaroi se njëri prej të arrestuarve kishte rrëfyer të gjithë planin: Vdekja e kandidatit për në Shtëpinë e Bardhë ishte parashikuar të ndodhte të enjten e javës që vjen, në një kohë që Obama do të qëllohej nga një largësi prej 750 metrash, dhe i vetëm, jo i rrethuar nga familja e tij e nga truprojat. Një prej të akuzuarve, i cili u arrestua mëngjesin e sotëm është Tharin Gastrell, 28 vjeç i dënuar edhe më parë për vepra të ndryshme penale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›