Mladiç nuk deklarohet për akuzat
Nga Express më 03 qershor 2011 në ora 12:27
Në paraqitjen e tij të parë në Gjykatën e Hagës për Krime Lufte, i akuzuari Ratko Mladiç tha se është “njeri shumë i sëmurë”.
Ai refuzoi të deklarohet lidhur me “akuzat e papranueshme”, akuzat për gjenocid, për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit.
Gjyqtari kryesues, Alfons Ori, e caktoi datën e re për deklarim për fajësinë më 4 korrik.
I pyetur nga gjyqtari Ori se a i kupton të drejtat e tij si i akuzuar i Tribunalit të Hagës për krime të luftës në ish-Jugosllavi, Ratko Mladiç tha se është njeri shumë i sëmurë dhe se i duhet më tepër kohë për t’i kuptuar akuzat.
“Nuk dëshiroj të më lexohet aktakuza në asnjë fjalë dhe në asnjë fjali”, tha Mladiç. (rel)