I zgjedhur e megjithate i paakceptueshem - Joseph Blatter presidenti i ri i FIFA-s

Imagjinoni Nje ndermarrje ekonomike tronditet prej vitesh nga nje skandal korrupsioni por shefi i kryesise mbetet ne postin e tij. E paimagjinueshme. Por tek FIFA nuk eshte keshtu. Shoqata boterore e futbollit FIFA nuk eshte asgje tjeter vecse nje makineri te hollash qe merr sasi te medha parash per ti shperndare bujarisht ne shoqatat kombetare dhe mban nje pjese te mire per vete. Nga viti 2007 deri ne vitin 2010 FIFA sidomos fale Kampionatit Boteror ne Afriken e Jugut regjistroi nje vellim rekord biznesi prej tre milione eurosh.
Blatter nuk e kontrollon dot organizaten
Ne krye te kesaj sipermarrrjeje te biznesit te futbollit ndodhet qe prej vitit 1998 zvicerani Joseph Blatter. Kush drejton prej 13 vjetesh nje shoqate mund te pohoje ndoshta se nuk ka ditur asgje per korrupsionin ne radhet e veta. Por pergjegjesine per abuzimet nuk mund tia hedhe askujt tjeter. Eshte shefi ai qe mban pergjegjesine. Po te duash te jesh i meshirshem me Blatter-in mund te thuash se skandalet e korrupsionit te viteve te fundit deshmojne se ai nuk i ka patur gjerat nen kontroll . Ne te njejten kohe mund te spekulohet se ai ka qene ne dijeni per abuzimet. Sido qe te jete 75-vjecari ne krye te shoqates boterore te futbollit nuk eshte me i pranueshem.
Te tjeret qendrojne te fshehur
Pa Blatter FIFA do te mbetej pa udheheqje dhe e paafte per te vepruar tha presidenti i Federates Gjermane te Futbollit Theo Zwanziger. Kjo thenie duhet ta beje te mendohet anetarin e ri te ekzekutivit te FIFA-s dhe koleget e tij ne forumin me te larte te organizates. Nuk mund te ndodhe qe nje organizate boterore eshte kaq e varur nga kryetari i saj saqe ajo te shperbehet ne qofte se ky person duhet te jape doreheqjen. Ku jane gjithe zyrtaret e paster te futbollit qe mund te merrnin ne dore trashegimine Te lind pershtypja se te tjeret qendrojne te fshehur sepse te gjithe ne te kaluaren kane perfituar nga sistemi Blatterit.
Nderrimi i kryesise do te ishte i nevojshem
FIFA te le pershtypjen se eshte e organizuar ne menyre demokratike. De facto ajo per momentin te kujton me shume nje oligarki. Duket se paraja vendos se kush mban ne dore frenat dhe vendos se kush do te organizoje kampionatet boterore te futbollit. Ekonomikisht FIFA mund te jete shume e forte. Moralisht shoqata boterore e futbollit eshte shume e semure. Drejtues te tjere jane te domosdoshem. Nje udheheqes i ndershem qe nuk e ka emrin Blatter.
Autor Stefan Nestler
Redaktoi Verbica/Arapi