Atentat kreut të Shëndetit Publik, plagoset me 1 plumb

Arben Bruka. Farmacia ku ndodhi ngjarja në Laç
LAÇ/ Ngjarja, kur ish-kreu i PD-së po hapte farmacinë e së shoqes.
Kreu i Shëndetit Publik në Kurbin i shpëtoi një atentati mëngjesin e djeshëm në qytetin e Laçit. Persona ende të paidentifikuar e qëlluan atë me armë zjarri automatik, por fatmirësisht plumbi i vetëm e kapi atë në pjesën e poshtme të trupit. Arben Bruka, me profesion mjek, ish-kryetar i PD-së së Kurbinit, u qëllua në sy të së shoqes në një distancë disi të largët, çka bëri që ai të mos e identifikojë dot autorin.
Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00, në afërsi të spitalit që ndodhet në qendër të qytetit të Laçit. 37-vjeçari Bruka, mjek i përgjithshëm, prej tre vitesh është emëruar drejtor i Shëndetit Publik.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)