E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kadare: Europa - gjendja e natyrshme e Shqiperise, e vetmja

Ideja e Shqiperise europiane, si fryme historike dhe realitet, ne nje dialog te rralle mes Ambasadorit te Bashkimit Europian ne Shqiperi, Ettore Sequi, dhe shkrimtarit me te njohur shqiptar, Ismail Kadare. Shkembim persiatjesh mes shkrimtarit dhe diplomatit se si ky percaktim dhe kuptimshmeria e tij ndryshuan ne kohe. Cili ishte dhe eshte ndikimi i idese se Shqiperise europiane ne politiken, shoqerine dhe kulturen shqiptare?

Dialogu mes Ismail Kadarese dhe Ambasadorit Sequi eshte i pari i llojit te nje kolane qe do te publikohet ne median e shkruar, ideuar nga Delegacioni i Bashkimit Europian ne Shqiperi, ku shkrimtare, filozofe, analiste, artiste ndajne me Ambasadorin e Bashkimit Europian dhe me publikun shqiptar vizionin e tyre mbi procesin e integrimit europian te Shqiperise.

Ambasadori Sequi: Zoti Kadare, ju falenderoj shume qe pranuat te jeni pjese e kesaj iniciative ku Ambasadori i Bashkimit Europian po vendos nje dialog te hapur me disa nga perfaqesuesit e shquar te shoqerise shqiptare lidhur me nje nga temat me te rendesishme te dites, shume "ne mode" per cdokend, e cila eshte tema e integrimit europian te Shqiperise. Eshte nder per mua si perfaqesues i Bashkimit Europian t'ju kem ju si bashkebiseduesin tim ne kete shkembim te hapur idesh e pikepamjesh. Ju jeni gjeniu i letrave shqipe dhe nuk do ta teproja po te thosha personaliteti me i shquar i kultures shqiptare. Nje mik shqiptar me ka thene se, kohe me pare, mbase ende ne fillimin e ekzistences se shtetit te ri shqiptar ose edhe pak me vone, kur nje shqiptar udhetonte jashte Shqiperise ose kur i hipte, per shembull, ndonje anijeje per te shkuar drejt Perendimit, ai perdorte shprehjen "po marr rrugen per ne Europe", sikur Shqiperia te mos ndodhej ne Europe. Me kane thene se kjo shprehje perdorej edhe ne Greqi para shume kohesh. Personalisht, besoj se Shqiperia i perket Europes, jo vetem gjeografikisht, por si nje entitet i gjalle ne shume aspekte. Zoti Kadare, cfare eshte Europa per shqiptaret: nje territor, koncept, qellim, enderr, ribashkim e rikthim ne familje?

Eshte krejtesisht e vertete ajo qe thoni ju per temen e integrimit ne Europe, si tema me pasionante e gjithe shqiptareve sot. Do te shtoja ketu: eshte lumturisht e vertete. E kunderta do te ishte e pikellueshme. Per sa i perket atij pikeshikimi te jashtem te Europes, ne Shqiperi e ne Ballkan, jam plotesisht ne nje mendje me ju. Vec ketu, ne vend te fjales lumturisht, do te thosha fatkeqesisht. Europa per disa shekuj rresht u be kaq e huaj per Gadishullin Ballkanik, sa dukej sikur ndodhi nje carje tektonike. Ne te vertete, as Ballkani nuk u zhvendos askund e aq me pak zhvendosjen e beri Europa. Por, largesia e brendshme mendore e shpirterore ishte e tille sa qe coi ne krijimin e paradoksit qe permendet ju. Ne shekullin e XX, si te mos i mjaftonte largesia e vjeter, komunizmi shqiptar krijoi per Shqiperine nje largim te ri. Europa u be "imperialiste", hapesire e ndaluar, dyfish e larget, shumefish armiqesore. Ne tani perdorim natyrshem shprehjen: rikthimi ne Europe, thua se behet fjale per nje rrugetim ne kah te kundert drejt kontinentit qe kemi lene pas e qe na pret. Kaq e rende ka qene drama sa qe e kemi veshtire te pranojme se ne u beme joeuropiane, me nje fjale, u c'europianizuam, jo te transferuar ne ndonje hapesire tjeter, ne ndonje treve internimi, por aty ku kemi qene, mu ne mes te Europes. Aty u ndame prej saj, u rrethuam me tela me gjemba, si te mallkuarit e dheut. Ndaj, kur behet fjale per integrim, per rikthim ne Europe, dihet se ky proces i kundert do te krijohet atje ku ndodhi e keqja. Me fjale te tjera, aty ku kemi qene, e aty ku jemi sot.

Ne kete kah, pyetjes suaj se c'eshte Europa per Shqiperine do t'i pergjigjesha: vetvetja, ose gjithcka. Dhe do te shtoja, ndoshta, fjalet; gjendja e natyrshme e Shqiperise. E vetmja.

Nga "Keshtjella" tek "Sjellesi i Fatkeqesise", nga "Viti i Mbrapshte" te "Doruntina", per te permendur vetem disa nga librat tuaj, ju flisni per marredheniet e Shqiperise me Europen, per vendin e Shqiperise ne Europe, dhe per rreziqet e shkeputjes nga Europa. Ne shume ese dhe intervista tuajat, ju flisni per ate qe ju e quani "identiteti europian i shqiptareve". Shkurtimisht, cilat do te ishin sipas jush tiparet dalluese te ketij identiteti? Nje pjese te kohes ju jetoni ne France, ne "Europe". A mendoni se ekziston nje identitet i perbashket europian ose sic thote Wim Wenders, nje Europe si shpirt? Ne qofte se po, cilat jane marredheniet e identitetit shqiptar dhe atij europian ne ditet tona?

Per te filluar nga fundi i pyetjes suaj. Europa si fryme, si parim shpirteror eshte percaktuar qysh ne shekullin e kaluar. Ajo c'ka qene e vlefshme per kombin, ka vazhduar te jete e vlefshme per nje familje kombesh. Dhe Europa, ashtu sic thoni ju, e tille eshte konceptuar nga themeluesit shpirterore te saj, si familje. Ne kete kah, krijimi i Europes se Bashkuar, duke qene lajm i mire per europianet e vjeter, ka qene dyfish i tille per ne te tjeret, ne qe e kishim humbur ate. Per ne, Europa, perpara se te jete nje luks, nje shkallezim drejt perparimit, nje perkryerje, ka qene nje domosdoshmeri. Nje jete e munguar. Per shqiptaret, populli me i vetmuar i kontinentit, ka qene me shume se kaq: nje vater. Kjo mund te tingelloje si patetike, por nuk eshte ashtu. Per nje popull pa familje, gjetja e kesaj te fundit eshte hyrje ne nje faze krejtesisht te re te ekzistences. Me fjale te tjera, per here te pare ne keto 600 vitet e fundit Shqiperia behet gati te hyje ne kontinent pa vetmine e saj. Dhe kjo faze e re kerkon vetvetiu doktrinen e vet. Doktrinat e popujve perpunohen shpesh ne faza te veshtira. Ka qene rilindja kombetare shqiptare, bije e iluminizmit te larget europian, qe percaktoi orientimin e ri shqiptar. Sintagmat "Liri" dhe "Europe" po afroheshin perhere e me teper. Lideri rilindes, Naim Frasheri, shkoi edhe me tej, duke e parashtruar kete ide te re ne nje forme permbysjeje kozmike. Ne nje vjershe programatike, ai do te shkruaje se drita per Shqiperine nuk lind nga Lindja, por nga Perendimi. (O dritez e bekuar, qe lind nga perendon). Sipas rilindesve, nje Shqiperi e lire, serioze dhe e moralshme mund te ishte e tille vetem ne kontinentin e vet.

Kohe pas kohe, u them bashkebiseduesve dhe miqve te mi shqiptare se te behesh pjese e Bashkimit Europian, ose e Europes, eshte dhe duhet te jete natyrisht nje objektiv kombetar, madje sot me shume se kurre. Por, nga ana tjeter, une u them atyre se te behesh anetar i familjes se madhe europiane nuk eshte retorike boshe ose nje qellim ne vetvete. Personalisht, besoj se te jesh pjese e Europes, jo vetem per Shqiperine, por edhe per vendet e tjera te Ballkanit Perendimor, eshte nje objektiv, i cili i ndihmon vendet tuaja dhe popujt tuaj te perqafojne dhe vene ne praktike vlerat qe qendrojne ne themel dhe qe anetaret e klubit europian i ndajne se bashku, dhe qe ne fund te fundit i bejne vendet dhe shoqerite tuaja me demokratike, me te lira, me te begata: d.m.th., do te bente qe njerezit tuaj te jetojne gjithmone e me mire e me ne paqe e harmoni. Ne nje interviste, ju flisni per "adhurimin pa kusht qe shqiptaret kane per Europen" dhe i referoheni, madje, dhe nje poeti shqiptar te viteve '30, i cili shprehej se "ne e duam Perendimin/Europen me dashuri tragjike". Ne esene tuaj brilante "Mbi identitetin europian te shqiptareve" ju shkruani se "humbja dhe rigjetja e kontinentit meme, nuk te ben me pak europian se te tjeret. Perkundrazi, ajo te ben me shume". Si nje vezhgues i holle dhe i vecante i jetes shqiptare, a mendoni se jo gjithmone kuptohet se te udhetosh pa viza ne Europe nuk te ben automatikisht pjese te Europes ose europian, porse ka elemente te tjere shume te rendesishem, ato vlerat themelore qe permendem me siper, te cilat nje vend duhet t'i perqafoje e t'i beje pjese te brendshme e reflekse te vetat qe te quhet vend europian?

Eshte e vertete se kur dicka e deshiron tej mases, rrugetimi drejt saj mund te nderlikohet nga keqkuptimet. Shqiptaret jane te shquar per keto te fundit. Te bindur se e duam me shume dhe me ngutshem se te tjeret Europen, ka shume prej nesh, qe kujtojne se ky eshte argument i mjaftueshem per te bindur kedo, se me shume dhe me shpejt se te tjeret e meritojme ate. Kete keqkuptim nga nje tjeter, me i rende se ky, nuk e ndan vecse nje hap. Keqkuptimi i ri ka te beje me nje pershkallezim te dy te tjereve. Nga formula; e meritojme ngaqe e duam, kalojme lehtesisht ne fazen tjeter, bindja se jemi nderkaq europiane. Nga nje pikeshikim i pare, kjo bindje naive ngjan befasuese ne kuptimin jo te mire te fjales. Ju, si perfaqesues i Europes, keni plotesisht te drejte te na kujtoni se ceshtja e te qenit europian nuk eshte qellim ne vetvete, si te thuash, ngjitja ne nje rang me te zgjedhur e me elitar. Pervetesimi i vlerave te popujve qe perbejne klubin europian, perpara se te jete respekt per Europen do te jete respekt per vetveten. Ai lidhet me nivelin e jetes lendore, shpirterore, institucionale, juridike. Te gjitha keto shkojne bashke, sipas nje harmonie te brendshme. Nderkaq, ju jeni perfaqesues i Europes dhe une, pa dashur te luaj avokatin e djallit, do te doja t'ju thosha se nje fare zjarrmie e theksuar, nje fare shprese e padurimi naiv, eshte ndoshta me e mire se ftohtesia dhe mosbesimi. Kur permenda optimizmin e tepruar per europianizimin, nuk fola per te kunderten qe, per fat te keq, gjithashtu eshte e tepruar. Mendimi fatalist se ballkanasit nuk behen dot kurre europiane, eshte i perhapur ne gadishull. S'duhet harruar se nje perandori pushtuese shumekombeshe, sic ka qene ajo osmane, nje nder synimet e perhershme qe ka eshte krijimi i mosbesimit te kombeve te vetvetja. Ne fund te fundit besimi te vetja, ne kete rast, behet pjese e lirise. Ai do te ndihmoje qe vlerat dhe standardet europiane, per te cilat flitet aq shume sot, ta kene me te lehte rrezatimin e tyre tek ne.

Sic e permendem me siper, qe te jesh pjese e Europes duhet te perqafosh vlerat dhe parimet themelore te familjes europiane. Me10 tetor te ketij viti, Bashkimi Europian do te nxjerre nje raport vjetor, qe ne e quajme Raporti i Progresit, ne te cilin do te bejme analizen dhe vleresimin e progresit te bere nga Shqiperia qe nga viti i kaluar ne perpjekjet e saj per t'u afruar me Bashkimin Europian. Partnereve tane shqiptare u kemi thene se ka ende nje sere gjerash per te kryer, disa objektiva per te realizuar dhe disa rezultate per te arritur para tetorit nese ata duan te bejne perparim me te shpejte drejt Europes. Natyrisht, nje pjese e rendesishme e punes qe duhet kryer bie mbi klasen politike. Deri me tash, mund te themi se disa nga synimet jane arritur, megjithate ka ende pune per te bere. Ne esene tuaj "Mosmarreveshja", e cila me te drejte eshte konsideruar si nje nga veprat me te medha te mendimit shqip, ju trajtoni mes te tjerash ato qe ju cilesoni "marredheniet e veshtira te shqiptareve me veten e tyre". Personalisht, mendoj se ceshtja e besimit te ndersjelle mes shqiptareve eshte nje nga elementet e rendesishem per ta qe te mund te kene sukses ne rrugetimin drejt Europes. Gjithashtu besoj se dialogu, bashkepunimi, konsensusi, mund te sjellin ne fund te fundit rezultate te prekshme. A mendoni se me me shume mobilizim te perpjekjeve dhe me shume besim te ndersjelle, klasa politike shqiptare mund te beje me shume e te arrije rezultate me te mira? Dhe jo vetem me te mira, por edhe me te shpejta, sepse koha vrapon dhe ne nuk mund ta leme ate te ike. Para disa javesh, i permenda nje miku dhe gazetari shqiptar ate qe Xhon Kenedi ka thene tek fliste per kohen. Kenedi thoshte: "Marshalli i madh francez Liotej (Lyautey) i kerkoi dikur kopshtarit te tij te mbillte nje peme. Kopshtari iu pergjigj se pema donte shume kohe te rritej dhe do te behej e madhe vetem pas 100 vitesh. Marshalli iu gjegj "atehere, nuk kemi kohe per te humbur, mbille pemen qe sot pasdite". A mendoni se e gjithe shoqeria shqiptare, nepermjet asaj qe une do ta quaja "trysni pozitive" dhe me me shume angazhim, duhet te luaje nje rol me te madh qe te arrihet me shume e me shpejt progres ne rrugen drejt Europes?

Eshte hera e pare ne historine e Shqiperise qe nje shekull pas ceshtjes se pavaresise, nje tjeter synim bashkon si me magji politiken dhe shoqerine, opinionin publik dhe besimet fetare, eliten dhe njerezit e thjeshte. E merrni me mend se perse e kam fjalen: per synimin europian. Asnje parti politike shqiptare, asnje program apo doktrine nuk mund te kete jete ne qofte se krijon dyshimin me te vogel per orientimin europian. Kur pak me lart thashe se Europa per ne eshte gjithcka, ndoshta u duk e tepruar, por e kam ate bindje. Pervec vlerave te perbashketa, pervec standardeve, ritmit te perparimit, qe, sic permendet ju, pasqyrohet cdo vit te Raporti i Progresit, pakti me Europen ne na meson dicka qe, ne kushte te tjera, do te ishte gjeja me e veshtire per t'u pervetesuar: harmonia me vetveten. Ky mirekuptim vlen po aq per ne, shqiptaret, sa c'vlen per pajtimin nderballkanik. Europa nuk ka arritur lehte te ky ushtrim i mirekuptimit. Pa e ditur, ndoshta, as ajo vete, madje pa e ditur as ne, ajo ka punuar per ne. Jeta politike ne Shqiperi ka nevoje te ngutshme per "trysnine pozitive" europiane, sic e quajtet ju. Vete shprehja " jete politike " eshte kuptimplote. Kemi te bejme me jete dhe jo me kacafytje politike, e cila ne fund te fundit eshte pothuajse lufte. Dhe lufte do te thote gjysme jete, cka eshte pak a shume gjysme vdekje. Nuk pres ndonje idil as midis partive politike ne Shqiperi, as ne raportet shqiptaro-europiane ose ballkaniko-europiane. Europa, duke perfshire ketu Aleancen Atlantike, eshte sot familja me shpresedhenese e kombeve, por kjo s'do te thote se ajo mund te jete vetem shelbyese. Europa ka nje tradite te ashper dhe ne thelb ajo eshte e tille. Ne te gjithe se bashku, kontinenti europian e Ballkani perendimor, duke perfshire Shqiperine, s'ka pse te bejme sikur tmerrohemi nga fjala "ashpersi". Ne te gjithe, na pelqen apo s'na pelqen, mbajme nje lidhje me Sparten. E Sparta nuk ka pasur vetem Termopile. Sigurisht qe kronika e sotme e kontinentit eshte e pasuruar me ndjesi humane te panjohura me pare. Ju me folet per ndodhine e bukur te treguar prej Kenedit. Do te doja te permendja fjalet e nje burri te moshuar shqiptar, kohet e fundit ne Paris, i ftuar prej vajzes se tij. I magjepsur nga qyteti, njeriu kishte thene me naivitet : mbase e kam degjuar gabim, por me kane zene veshet se kjo ketu... Europa, kjo Europe e bukur, mund te prishet. Shprehja "mund te prishet" ose "kam frike se do te prishe " ka qene shume e njohur per brezat e vjeter ne vendin tone. Perdorej per Shqiperine, sidomos ne fillimet e saj, kishte qene ne ankth i vazhdueshem per te ardhmen. Do te behet Shqiperia apo s'do te behet. Do te mbetet ne kembe apo do te prishet... E pabesueshme ishte qe, nje burre i vjeter shqiptar, ne shekullin 21, te perdorte me te njejten ndjesi, te njejten shprehje per Europen. Pertej rrahjes se mendimeve per te ardhmen e Europes, se a do te ndryshoje ajo, se a do te kthehet ne federate shtetesh, apo ne bashkesi politike etj., shqetesimin e nje shqiptari te thjeshte per te, me ka pelqyer ta marr si shqetesim per nje hall te shtepise. Te shtepise se madhe te perbashket.

Duke qene shkrimtari me i njohur shqiptar, ju jeni padyshim edhe nje nga ballkanasit me te njohur sot jashte kufijve te Gadishullit. Dhe kam pershtypjen se te qenit ballkanas ju ben te ndjeheni mire. Ndoshta nuk e teproj nese them se Kadare eshte nje avokat i Ballkanit, nje avokat paksa i cuditshem qe e mbron Gadishullin e tij duke e dashur dhe kritikuar njekohesisht. Teme e preferuar e juaja mbeten marredheniet e Gadishullit Ballkanik me Europen dhe perspektiva europiane e rajonit. Ne nje nga intervistat tuaja te fundit, ju shpreheni se "ballkanasit duhet te ndihen te nderuar qe Europa merret seriozisht me ta". Sigurisht, si Ambasador i BE-se ne nje vend ballkanik si Shqiperia, mua me vjen mire kur e lexoj kete. Ju gjithashtu keni folur edhe per nje proces te nevojshem pajtimi ne Ballkan. Si e shihni rolin e Europes ne kete kontekst? Cfare mendoni se duhet te bejne me mire vete ballkanasit dhe cfare do te duhej te bente me mire vete BE-ja. Nje miku yne i perbashket thote se "Nese Ballkani eshte problemi i Europes, Europa eshte zgjidhja per Ballkanin". Sa dakord jeni me kete pikepamje?

Jam plotesisht ne nje mendje me ju. Ne nje rast tjeter, bashkebisedimi yne do te dukej disi i njetrajtshem ngaqe po i rikthehemi te njejtit motiv. Por per Europen ka gjithmone perjashtim. Per Europen, per raportet Ballkan-Shqiperi-Europe, rrahja e mendimeve sado i pafundme te duket, nuk eshte kurre i tepert. Lidhur me ate qe une, duke e kritikuar, e mbroj Ballkanin, eshte e vertete. Eshte kthyer ne nje fare mode sot ndjesia e turpit ndaj perkatesive ballkanike. Madje, popuj te tere kerkojne t'i ikin gadishullit. Duket sikur thone: na quani si te doni, europiane juglindore, euro-mesdhetare, post-europiane, vec ballkanas jo. Une nuk i gjykoj per keq. Per vete nuk ndiej ndonje turp qe jam ballkanas. As krenari, natyrisht. Dihet se ky eshte gadishulli me problematik i kontinentit. Sic dihet, qe eshte nder me te pasurit ne kujtime, ne mencuri dhe ne marrezi. Nderkaq, kjo eshte pjesa qe na perket nga bota, dhe ne jemi te detyruar, nga vetvetja ne radhe te pare, por edhe nga ju, te gjejme rrugen e vetme qe na lejohet, ate te bashkejeteses. Harmonia mes popujve te gadishullit nuk kerkon ndonje filozofi per t'u arsyetuar. Eshte thjesht nje gjendje qe con te jeta dhe jo e kunderta e saj. Me lejoni te perseris idene se kjo harmoni (alias jete) varet nga gjithe ballkanasit. Nderkaq jane tre popuj qe lozin rolin kryesor ne vendosjen e saj: greket, shqiptaret dhe serbet. Te tre te veshtire, te tre te rendesishem per mire ose per keq. Nismetimi i projektit te pajtimit ne gadishull nuk mund te vihet ne levizje ne qofte se ne ndergjegjen e tyre nuk behet zoteruese ideja se asnjeri prej ketyre tre popujve nuk i merr leje tjetrit per te jetuar. Po nuk u kuptua kjo nuk mund te kuptohet e s'mund te shpjegohet asgje. Nderkaq atmosfera ne gadishull eshte ende larg nga nje emancipim i tille. S'ka shume kohe, ish ministri i jashtem i nje vendi ballkanik, beri betimin publik se vendimi i njohjes, domethene e drejta per jete normale e gjysmes se kombit fqinj shqiptar, nuk mund te kalonte ne OKB vecse siper kufomes se tij! Cdo koment do te ishte i tepert. Ketij ministri mund t'i thuhej vetem nje fraze: Si shume rendesi i jepni kufomes tuaj, zoteri! Gadishulli s'ka nevoje per epope te rreme kufomash. Koha eshte per tjeter epope. Sipas nje koncepti te njohur, brenda kohes ka here pas here nje kohe te vecante, me mundesi te pazakonshme. Vec ajo ka nje tipar: nuk zgjat shume. Thene ndryshe, ne qofte se nuk e kap, iken, dhe atehere duhet pritur rishfaqja e saj.

Me pelqen te besoj se per gadishullin tone ka mberritur nje kohe e tille. Ne bashkebisedimin tone ne s'beme gje tjeter vecse vertetuam se jemi nen ndikimin e saj. Shume njerez mund te thone: perse gjithe ky preokupim per nderballkanizimin, per Europen, per orientimin europian? Ne kemi kaq probleme te ngutshme, te perditshme, dramatike. I kuptoj fare mire keta njerez. Shqiperia ka probleme te renda e serioze. Probleme te demokracise, te pavaresise se institucioneve, te drejtesise, te korrupsionit, te votes se lire, pa folur pastaj per varferine e gjer te masakra e mjedisit. Nderkaq, jam i bindur se asnjehere, per asnje cast kjo ceshtje qe biseduam nuk anashkalon problemet e mesiperme. Perkundrazi, i prek te gjitha, jep alarmin per to, kerkon zgjidhje edhe me te ngutshme per secilen prej tyre. Shpesh eshte bere zakon te thuhet se popujt i zgjidhin vete problemet e veta. Tingellon korrekte, madje bukur, por nuk mendoj se eshte ne cdo rast e vertete. Ja per shembull, s'di ndonje popull qe ta kete rrezuar vete fashizmin, aq me pak komunizmin, pa nje nderthurje rrethanash globale. Ne kemi nevoje per ju. Kemi pasur nevoje per ju gjate gjithe shekullit, por kjo nuk u be e mundur. Gjate viteve te komunizmit, Shqiperia bente sikur shkeputej nga kampi sovjetik, por ne thelb kjo nuk ishte vecse nje teater i dyanshem. Nje pakt i fshehte, me shume i nenkuptuar se i shprehur vazhdonte midis dy paleve. Thelbi i paktit ishte: hidhni shkelma sa te doni, ne do t'ju mbrojme, vec me Perendimin mos u afroni! Vec me Europen, kurre! Sot, pikerisht Europa, eshte me e domosdoshme se asnjehere per ne. Nderkaq, Shqiperise i duhet te luftoje perpjekjet per ndryshimin e orientimit europian, qe shfaqen sot, si rrezik madhor ne jeten e saj. Ndodh qe arsyet per domosdoshmerine e Europes te mos formulohen gjithmone me qartesine e duhur. Ndaj une do te doja te perseritja fjalet: ne kemi nevoje per ju. E meqenese gjate bashkebisedimit tone ju cituat nje poet, ma bete edhe mua me te lehte parafrazimin befasues te nje poeti, qe thote se ka raste kur dashuria shfaqet si nje nga format me te larta te arsyes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›