E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentat kreut të komunës Postribë, shpërthim eksplozivi në banesë

eksploziviShkodër- Një atentat me eksploziv i është bërë mëngjesin e sotëm kreut të komunës Postribë në Shkodër, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Mësohet se kryekomunarit Faz Shabaj i është vendosur një sasi eksplozivi në banesë dhe prej shpërthimit ka pasur dëme të shumta materiale. Nga ekzaminimet e policisë është zbuluar se lënda plasëse është vendosur poshtë automjetit të tij tip furgon, i cili ndodhej në oborrin e shtëpisë.

Automjeti është në pronësi të djalit të tij, ndërsa ka marrë dëme të shumta në pjesën e pasme. Aktualisht është ngritur një grup pune dhe po heton mbi shkaqet e ngjarjes, ndërsa nuk ka asnjë person të dyshuar. Mendohet se shpërthimi mund të ketë ardhur në shenjë hakmarrje për motive të dobëta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›