E Diel, 1 Nëntor 2026

Humb jetën minatori 50-vjeçar në Bulqizë, bie nga ashensori i minierës

minieraBulqizë- Një punëtor në minierën e Bulqizës ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, ndërsa dyshohet se ngjarja mund të ketë qenë aksidentale.

Mësohet se viktima është Bujar Suroçi, 50-vjeç, i cili sipas policisë ka rënë nga ashensori i minierës.

Ngjarja është shënuar në nivelin e 5-të të pusit nr.1. ku50-vjeçari punonte si eskavatorist në transportin e brendshëm të minierës. Sapo ai ka mbaruar turnin e tretë, sëbashku me disa minatorë të tjerë kanë hipur në ashensorin që ngjit vagonat në spipërfaqe dhe atje sipas minatorëve ai ka pësuar një gjendje të fikëti dhe ka rënë nga ashensori në një lartësi prej 300 metra.

Aktualish policia ka shoqëruar në komisariat 6 persona për tu marrë në pyetje, pasi ndalohet hipja e minatorëve në ashensorin e vagonëve. Pra sipas policisë është shkelur rregullorja.

Kjo nuk është e vetmja humbje jete në minierën e Bulqizës, pasi me dhjetra persona janë zënë poshtë nga shembejt e dherave dhe kjo për shkak të kushteve jo të mira të sigurisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›