E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentat mafioz me eksploziv ne Shkoder shperthen makina e kambistit

Një atentat mafioz me eksploziv tronditi mëngjesin e sotëm qytetin e Shkodrës.

Makina tip benz me targa Sh 14 65 E shpërtheu në qendër të qytetit pikërisht në lagjen "Vasil Shanto”.

Uniformat blu bëjnë me dije se eksplozivi ishte vënë në makinën e kambistit Mark Gjoni.

Nga shpërthimi i makinës ka mbetur i plagosur rëndë kambisti Gjoni i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Sipas hetimeve paraprake shpërthimi dyshohet minë me telekomandë, por ende nuk dihen motivet e ngjarjes.

Mark Gjoni ishte nisur për në punë në momentin kur bomba shpërtheu duke i shkaktuar plagë të rënda.

Policia nis hetimet për zbardhjen e atentatit të kambistit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›