Banda e Durresit Gjykata e Krimeve te Renda shtyn seancen
Gjykata e Krimeve të Rënda shtyn seancën e “Bandës së Durrësit” me kërkese të avokatëve mbrojtës.
Këta të fundit deklaruan para trupit gjykues se nuk kishin patur kohë të mjaftueshme për të studiuar dosjen prej 282 faqesh të konkluzioneve të prokurorisë.
Në seancën e sotme, binte në sy mungesa e Endrit Dokles e Indrit Taullaj për të cilët prokurori ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm ndërsa të pranishëm ishin Lulzim Berisha, i penduari Ardiatik Coli dhe anëtarët të tjerë të bandës.
Për dy avokatët të cilët munguan pa asnjë arsyetim, trupi gjykues deklaroi se do t’i drejtohet Dhomës Kombëtare të Avokatisë për penalizim ndaj tyre.
Gjykata e Krimeve të Rënda pezulloi afatet e paraburgimit për të gjithë të pandehurit pasi seanca u shty si shkak i avokatëve.
Procesi ndaj anëtareve të bandës së Durrësit është drejt fundit dhe prokurorët kanë dhënë pretencën.
Seanca e radhës është parashikuar që të jepen konkluzionet e avokatëve mbrojtës dhe më pas do të jetë trupi gjykues që do të japë vendimin lidhur me dënimet për secilin të pandehur.