Ne Bulqize hidhet ne ere nje banese ngjarja lidhje me nje vrasje ne janar
Një tjetër shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm, këtë herë në Bulqizë, në shtëpinë e Adrian Duriçit, njërit prej të ndaluarve të përplasjes me armë në mes të Bulqizës mes dy grupeve rivale për kromin.
Policia lokale informoi se një sasi tritoli e vendosur para shtëpisë së Duriçit shpërtheu duke shkaktuar dëme të shumta në banesë.
Si pasojë e shpërthimit të tritolit nuk është lënduar asnjë nga personat e shtëpisë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, e cila besohet se lidhet me përleshjen me armë zjarri mes dy grupeve rivale për kromin ku gjeti vdekjen një kalimtar i rastit, Femi Kurçani, dhe u plagosën tre të tjerë. Kjo ngjarje ka ndodhur në 5 janar të këtij viti.
Si rezultat i përplasjes në mes të qytetit Gjykata e Peshkopisë dënoi me burg disa prej autorëve të ngjarjes, Andrea Duriçin, Ndriçim Duriçin, Shpëtim Rrekën, Leonard Ndreun, Ilirian Jangullin e Destan Gjetën.
Ndërkohë gjykata mori masën e sigurisë me arrest shtëpie për Adrian Duriçin e Vladimir Cërrojin.